SPAK ve ne pranga nje Deputet. Rama e Balla i japin duart Alqi Bllakos./ PS nuk e mbron kri….

Edi Rama ka vendosur ti japë duart Alqi Bllakos dhe ta dërgojë në qeli, pas kërkesës së bërë nga SPAK. Ishte kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në një komunikim për mediat komentoi kërkesën e SPAK për të arrestuar deputetin Alqi Bllako.

Ai tha se si koleg nuk është i gëzuar nga vendimi, ndërsa shtoi se para drejtësisë duhet të vihet kushdo, pavarësisht se nga cili kamp vjen. ‘Unë nuk jam i gëzuar për askënd që kërkohet një mase sigurie me arrest me burg. Në aspektin njerëzit, të qenit fakti të kolegut, nga secili krah qoftë personi apo kolegu.

Në aspektin njerëzor, përgjigja e pyetjes tuaj; s’jam i gëzuar. Por kam një aspekt tjetër, që forcova udhëheqëse e PS ka pasur objektiv arritjen e një momenti që drejtësia të funksionojë dhe të vendoset para drejtësisë gjithkush pa dallim se nga cili krah vjen. Do punojmë në këtë drejtim për të thelluar efektet e reformës në drejtësi’, tha ai. Për të vendosur për fatin e Alqi Bllakos, Kuvendi do të mblidhet nesër në orën 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.