Tabaku i bën thirrjet SPAK / Mos u merr me “Budalliqe” por vepro ndaj njerezeve me pushtet..

Jorida Tabaku në një komunikim për mediat lidhur me çështjen e inceneratorëve, bëri me dije hetimet e SPAK janë një hapa përpara, por jo të mjaftueshme. Tabaku gjithashtu bëri thirrje SPAK që të veprojë ndaj njerëzve me pushtet.

“Kushdo që ka qenë i interesuar për aferën, sot ka pasur një zhvillim të ri , i cili parë në drejtimin e punës së Komisionit është shpresëdhënës por jo i mjaftueshëm. në gjykimin tonë kemi pasur një hap para në hetimin e inceneratorëve, por ky hapa nuk është i mjaftueshëm”, tha Tabaku.Ajo gjithashtu theksoi se çështjet e tre inceneratorëve duhet të hetohen në mënyrë të përbashkët.

“Përgjegjësitë të këtyre individëve nuk janë të ndara por të përbashkëta. Kërkesa jonë për t’i trajtuar të tre inceneratorët të përbashkëta lidhet me faktin e se të gjithë këta individë kanë marrë vendime të përbashkëta”, tha më tej Tabaku, duke shtuar: “Duhet të bashkohen hetimit e Elbasanit të Tiranës dhe Fierit. Asnjë nga personat nuk ka funksionuar i izoluar. Të gjithë duhet të kemi guximin për të folur për këtë çështje dhe SPAK i takon të tregojë guximin për të çuar para drejtësisë persona me pushtet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *