Ish Presidenti Moisiu: Kjo klasë politike është për të mjelur shtetin. Unë i kam hipur kalit disa herë

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar situaten politike ne vendin tone dhe rikthimin e ambicien e ish-kryeministrit Sali Berisha per kthimin ne postin e dikurshem.

PJESE NGA BISEDA:

Ylli Rakipi: Kjo bote siç ka vajtur me kete konfuzion, kane ikur edhe te rinjte… Edi Rama eshte ne kete sikletin qe po zgjedh presidentin e ri. Po sikur te te thote Edi Rama, te behesh president.

Alfred Moisiu: Une nuk kam moshe tani.

Ylli Rakipi: E zeme se ta tha. Te dergon Spiropalin dhe Ballen. Pse keta te tjeret moshe te re jane?

Alfred Moisiu: Une marr persiper gjerat qe mund ti kryej. Sa per dijeni kur u zgjodha une atehere, te nesermen isha ne krye te shoqates se Atlantikut. Me pyet nje gazetar, me thote zoti Moisiu, u zgjodhet president por a e beni dot kete pune? Une thashe, i kam hipur dhe zbritur kalit disa here.

E njoh shtetin, kam qene minister, zv minister. Kam edukate te tille, se si duhet konceptuar shteti. Shteti nuk eshte per tu mjele. Politika eshte mision. Nje njeri qe hyn ne politike, i le vetes detyre misionari. Ketu hyjne ne politike per tu pasuruar. Ky vend ka njerez, por duhen gjetur.

Por une jam i mendimit qe Shqiperia ka njerez. Por, kjo klase politike eshte e de shtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.