Lulzim Basha drejt krijimit të një Partie të Re/ Zbulohet plani i dorëheqjes nga PD

Ndonese te gjithe prisnin qe Lulzim Basha te nisej drejt Hollandes pas doreheqjes nga posti i kryetarit te Partise Demokratike, ai ka zgjedhur te qendroje ne Tirane.

Nje jave pas doreheqjes, Basha ka nisur takimet me bazen e anetaresise, te cilet e kane mbeshtetur ne keto kohe te veshtira per karrieren e tij politike.

Nen ze flitet qe ish-kreu i PD eshte ne hapat e para e krijimit te nje partie te re, ku pritet te grumbulloje pas vetes njerezit e tij me te afert Gazmentin Bardhin, Ekelejd Alibejn dhe figura te tjera qe kane dale publikisht kunder rikthimit te Berishes ne krye te PD.Gjate dites se djeshme ne media u raportua se Basha ka marre edhe zyra te reja, ne afersi te selise se PD-se, ne qendren Torre Drin, ku pritet te koordinoje dhe aksionin e tij te radhes politik.

Pas doreheqjes nga PD, ai nuk e mohoi kategorikisht rikandidimin, ndersa se fundmi ai ka nisur takimet me bazen, te cilet ndryshe nga sa bente kur ishte kryetar, po i zhvillon pa prezencen e mediave.

Megjithese ish-kreu i selise blu nuk ka bere asnje dalje publike pas doreheqjes, rikthimi i Berishes ne PD dhe kandidimi per kryetar, do t’ia bejne te veshtire Bashes rrugen drejt Kryeministrise, prandaj partia e re duket se eshte zgjidhja e vetme per te.

Leave a Reply

Your email address will not be published.