Rotacioni i Madh brenda PD-së/ Fillon Operacioni i Spastrimit. Gazmend Bardhi, Ina Zhupa

Nis operacioni “Fshesa” brenda selise se Partise Demokratike! Pasditen e sotme kane nisur levizjet dhe ‘zhdukjet’ e personave pergjegjes te grupit te mediave te PD-se. Siç duket edhe nga fotoja nje nga administratoret e grupit ka hequr me radhe koleget e saj por edhe deputete te Partise Demokratike, si per shembull Ina Zhupen dhe sekretarin e Pergjithshem, Gazment Bardhin.

Po ashtu nga “fshesa” qe ka ne dore zedhenesja per shtyp, Silvi Bardhi jane kapur edhe gazetaret dhe keshilltare te ish-kryedemokratit Lulzim Basha, jane perfshire edhe Patrik Sadikaj dhe Desada Metaj, e po ashtu edhe fotografe qe kane shoqeruar ish-numrin nje te PD-se neper takimet e tij.

Mesa duket grupi i Rithemelimit te PD-se e ka marre shume seriozisht detyren per te fituar kontrollin absolut brenda godines se selise blu, aq sa kujdesen edhe per gjerat me te vogla. Deri me tani, ende nuk ka asnje sqarim zyrtar nga PD se çfare po “gatuhet” brenda mureve te selise e kush eshte ‘urdheruesi’ i “fsheses”. Nderkohe qe edhe kryetari i Komanduar i Partise Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ende nuk ka bere asnje reagim.

Ç’te kete ndodhur valle? Cila do te jete levizja e radhes? Dyert e dritaret e blinduara u hoqen, po ashtu edhe “te padeshiruarit” nga grupi. Po tani?

Leave a Reply

Your email address will not be published.