Hoxha: E “SHPARTALLUAM” Partine e blinduar por ja kush është shqetësimi më i madh në PD..

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, deklaroi se selia blu i është kthyer normalitetit. Sipas Hoxhës selia e PD s’mund të jetë e blinduar dhe tashmë shumica e deputetëve i janë bashkuar Komisionit të Rithemelimit, si i vetmi organ zyrtar i Partisë Demokratike.
Sipas Hoxhës, duhet t’i hapet dera brezit të ri pasi prurjet e reja pasurojnë PD-në për të konkurruar qeverinë.

“Situata po kthehet në normalitet. Selia e blinduar nuk mund të ekzistojë. Mesazhet janë përbashkuese jo vetëm me anëtarët e grupit parlamentar. Lufta e brendshme mori fund, grupi i Bashës nuk e pranonte që ishte humbëse. Pjesa më e madhe e deputetëve kanë reflektuar dhe duan të kthehen tek ata që i kanë votuar. Ata që i kanë votuar janë mbështetës të zjarrtë të lëvizjes së grupit të Rithemelimit që është organi zyrtar i PD.”-tha Hoxha.

Më tej Lisandër Hoxha tha se duhet të marrin fuqi politike nga vota dhe jo duke zhbërë nivelin e përfaqësimit duke i marrë nga rruga e duke i bërë deputetë. “Opozita prandaj ishte e dobët, se nuk ishin njerëz me peshë që të lindin nga vota. Rithemelimi me demokratët po ndjekin linjën statutore që prodhoi 11 dhjetori, pavarësisht kush bashkohet e kush jo. Të kthehen të gjithë tek elektorati.”-tha Hoxha.

Si kapërcehet ngërçi për të bashkuar Partinë Demokratike, Hoxha tha se shqetësimi më madhor është si do jetë konfigurimi i PD pas 11 dhjetorit. “A bashkohemi me Bardhin nuk vlen kjo çështje, por kush do jetë imazhi i ri i PD, jo vetëm kryetari, por dimensionimi për të kërkuar votën nesër. Në radhë të parë duhet elektorati.”-tha Hoxha. Sakaq, Lisandër Hoxha deklaroi se brenda Partisë Demokratike ka nisur një proces shumë i rëndësishëm riorganizimi. “Të mos zgjidhen të njëjtët njerëz por t’i hapet dera brezit të ri që do të anëtarësohet për herë në PD. Prurjet e reja pasurojnë këtë forcë politike për të konkurruar qeverinë”-tha Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *