Deklaratë e fortë e Deputetit Dashnor Sula: Hija e Saliut kudo. Pa ndërruar jetë ai …

Deputeti i PD-se Dashnor Sula ka folur rreth kri’zes aktuale te Partise Demokratike.

Sula eshte shprehur se qe ne fillim ka qene kunder Lulzim Bashes ne krye te PD-se. Deputeti i PD-se ka shtuar se hija e Sali Berishes e ka ndjekur kudo Lulzim Bashen.

“Basha nuk ka qene vetvetja dhe ka gabuar shume. Se nje njeri i pavarur i merr vendimet ne nje trysni te madhe. Hija e Berishes ka qene e madhe pergjate periudhes

qe Basha ishte kryetar” tha Sula.

Nderkohe per Sulen, ne krye te PD-se lider do te jete gjithmone Sali Berisha derisa ai te nderroje jete, duke shtuar se vend ka vetem per numrin dy te partise.

“Berisha eshte kryetari i pare legjitim nga zgjedhjet e para te 90’ deri ne 2022. Berisha kurre nuk ka ikur nga PD. I uroj jete te gjate. Dhe jam i bindur qe sa te jete gjalle ai do jete nr 1,  i PD. Do filloje numri 1, pasi Berisha te mos jete me ne kete bote. Njeriu shpreson gjithmone per mire. Sa te jete Berisha, numer dy i PD do te kete vend por jo numri nje. Vota le ta vendosi. Se 99 % e votave i merr Berisha” tha Sula.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *