Gezim Xhepa ju mbyll gojen te gjith kritikeve te Berishes / Vetem Berisha ka K*llqe me e drejtu kete vend….

Shkruan per Lajmet Speciale Gezim Xhepa:.. Shoh kritizerë dhe teoricienë që çirren në rrjetet sociale më shumë se makina propagandistike e Ramës: a duhet besuar plaku Berisha… a ka këllqe Berisha përballë një sistemi mas_akrues për shpirtin shqiptar të rritur dhe fuqizuar me bekimin dhe mbështetjen ekst_reme të aleatëve ndërkombëtarë…?!!!

Kujt tjetër mund t’i besoj dhe te kush tjetër mund të shpresoj aktualisht veçse te Berisha?!!! Në këtë kohë, kur rreth tij në spektrin opozitar shihen vetëm të dështuar, kur deri në shtator nuk shihej asnjë rreze në horizont, kur deri atë 9 shtator njerëz të tulatur vunë kurorën e monarkisë absolute mbi kokën e Ramës, kur njerëz të denigruar nën mallkim shpirtëror puthnin duart rilindase dhe nën ter_ror psikologjik hidhnin votën në betonimin e pushtetit të djajve të kuq?!!!

U desh 9 shtatori kur Amerika e investuar në absolutizmin kom_nisto-ekonomik të lindjes, zgjoi “ariun e Katovicës”, që për garancitë që i ishin dhënë shihte prej 8 vitesh me qetësi destruksionin final të të djathtës për të cilën ishte investuar me bekimin amerikan që në 1990!!! Dhe plaku zgjoi një valë, krijoi një tronditje dhe lindi një shpresë në luftën e tij për mbiekzistencë personale!
Dhe unë, kundërshtari i tij që nga Lëvizja e Dhjetorit e deri në ’94-ën, kur u ndjeva i thyer dhe u largova nga partia dhe strukturat e saj, sot e shoh si të vetmen shpresë në krahasim me kritizerë dhe teoricienë djathtistë që me nihilizmin e tyre mallkojnë Berishën për masakrën e tij në të djathtën shqiptare, por asnjëherë s’mblodhën më tepër se 10 kokrra rreth vetes!

Këta janë të njëjtët kritizerë dhe teoricienë që në protestat e çmimeve gjenin organizatorë konspiracionistë soroistë dhe vetë hidhnin vrerin në rrjetet sociale pa kapur mikrofonin më dorë në shkallën e thjeshtë te kryeministria për të inspiruar dhe bërë për vete turmën e pashpresë dhe të revoltuar!

Organizatorët u tërhoqën dhe sot të njëjtët kritizerë fajësojnë organizatorët për dështimin e protestës dhe jo paafësinë e tyre për të uzurpuar shpirtin e njerëzve në shesh apo krijimin e një fryme të tillë shpërthyese popullore në sheshet e gjithë Shqipërisë! Pyetja e vetme mbetet: Kujt mund t’i besoj më tepër se Berishës që në luftë të pabarabartë me damkën e anti-amerikanit në kurriz, mundi Bashën, makinën e propagandës mediatike proqeveritare; ambasadoren e ndritur të tokës së lirë?!!!

O kritizerë dhe skeptikë ndaj Berishës! Dilni në tregun e alternativave politike dhe tregoni forcën tuaj inspiruese dhe organizuese, se deri atëherë unë jam i detyruar të mbështes Berishën si të vetmen alternativë, të sinqertë apo të pasinqertë, që lind një shpresë pas errësirës se tunelit ku e futi aksionin opozitar 8-vjeçari i gjumit të tij letargjik apo dhe i pseudo-gjumit të tij letargjik. Pak rëndësi ka realiteti. A ka një gjykim racional në inspirimin tim suportues për Berishën?! Sigurisht që po.

I besoj ndarjes së egër të tij me klasën politike që i përket dhe i shërbeu (të spektrit të majtë dhe të djathtë) se e prekën dhe e goditën në gjënë e tij më të shenjtë, familjen, që pak politikanë e kanë në kohët moderne!!! Nga ana tjetër, të rinjtë opozitarë të tij dëshmuan që për interesat e tyre shesin të djathtën, por që është më e keqja – janë të pacipë dhe mashtrues të të njëjtit kallëp si simboli i Lali dhe Erit!!!

Po kështu, primarët dhe fraksionet e sanksionuara në statut më japin shpresë se do të njoh më tepër kritizerët e Berishës dhe sa arrijnë të inspirojnë dhe fuqizojnë ata në bazën e partisë!!! Por deri atëherë, do të jem me “anti-amerikanin” Berisha, se në 30 vite ai u ngrit dhe lartua me bekimin e Amerikës në shërbim të Katovicës dhe se tani, i prerë në besë dhe i plagosur në shpirt, mund t’i shërbejë të djathtës shumë më tepër se sa mashtruesit e Shoqërisë së Hapur që kërkojnë të vrasin dhe mundësinë e ekzistencës së saj!!!

Jam me Berishën, se këto kohë ka pasur dhe vazhdon të ketë kundra gjithë artilerinë mediatike shqiptare – ndihmëse besnike e konsolidimit të shtetit autokratik të anti-vlerës dhe e helmimit dhe toksikimit të shpirtit popullor!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published.