Manjani: Të rrojë partia dhe bordi i Ramës qe po na e thith gjakun nga cdo vend ku jo do k…..

Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar mëngjesin e sotme çmimet e reja të karburanteve në vendin tonë, të vendosura nga bordi i propagandës së Edi Ramës.

Manjani shkruan, se meqë nuk ka zgjedhje tani, Rama i bie me top çmimeve.
Sipas ish-ministrit, bordi u krijua për të ulur çmimet, por vetëm po i ngre.

Ky bordi i naftës u krijua për ta ulur apo për ta ngritur çmimin e naftës?! Logjika ta do që qeveria ndërhyn në treg për të ulur çmimin, ndërsa qeveria e jonë e ngre!!! Mirë që vendos çmime në treg si qeveritë komuniste, por përse nuk i mban të ulura siç bënin komunistët?!

Ngaqë punon për popullin dhe e do shumë prandaj. Tani që s’ka zgjedhje i bie në top. Të rrojë partia pra dhe ti gëzojmë komunistët e rinj të kapitalizmit fallco!’, shkruan Ylli Manjani në faqen e tij në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.