LIVE Ndodh incident në Selinë Blu/ Në emër të Birit, të Atit dhe Shpirtit nëse më pengoni

Ndersa Kryetari i Komanduar i PD-se, Enkelejd Alibeaj po fliste gjate nje konference per shtyp, menjehere pas takimit me perfaqesues te grupit te rithemelimit, ne mes te transmetimit te drejteperdrejte, nje grua i nderpreu fjalen duke filluar te flas kunder Alibeaj.

Gjithçka ndodhi gjate transmetimit te drejteperdrejte ndersa ne pak sekonda, personeli i sigurimit e nxorri ate jashte salles ku mbahej konferenca per shtyp. Reagimet me tone te forta te nje gruaje te konsideruar si mbeshtetese e Sali Berishes, vijuan edhe ne hollin e katit te pare te godines se selise blu, ndersa debatonte me Gazment Bardhin.

Gruaja mbante ne dore nje tesere anetaresie te Partise Demokratike. Partia duhet te marre ne konsiderate kontributin e te gjitheve, ishin disa nga fjalet e degjuara ndersa fliste me tone te forta.  “Ne emer te Birit, te Atit dhe Shpirtit te Shenjte nuk mund te me pengoni te bertas ketu!” tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.