Berisha dhe Alibeaj diskutojnë me “këmbë dhe duar” Ja çfarë nuk u pa nga takimi në PD

Ëshë publikuar në media pasditen e sotme një fotot nga takimi që ish-kryeministri Sali Berisha ka patur me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Nga foto shihet se Berisha dhe Alibeaj janë të vetmit që po diskutojnë me njëri-tjetrin teksa nuk mungon dhe gjuha e trupit, teksa të pranishëm shihet të jenë Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Arbi Agalliu.

Shihet në foto gjithashtu se pjesa tjetër e të pranishmëve janë duke dëgjuar bisedën
Momente të çlira, pa mendje, disa dhe të sikletshme. Këto janë disa nga momentet e kapura nga objektivi i kamerës sot para nisjes dhe gjatë seancës plenare.

Ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet njëherë në shoqërinë e Tritan Shehut dhe më pas në shoqërinë e Albana Vokshit, teksa shkëmben batuta me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi në oborrin e parlamentit.

Kreu i PD-së Lulzim Basha duket i përqendruar teksa bisedon kokë më kokë me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj dhe deputeten Dhurata Çupi.

Ndërkohë ministret e kabinetit “Rama” duken të zëna. Në korridorin e ngushtë mes dy anëve në parlament, Berisha shkëmbehet me Taulant Ballën pa u parë në sy.

Leave a Reply

Your email address will not be published.