Dosja ne gjykate me dokumentin e rralle njerre mashtrim e Alibejt / Alibej : Gjyqtari ka marrë një vendim pa pasur prova….

Sot Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë njohu ligjërisht Kuvendin e 11 dhjetorit dhe vendimet e dala nga ai Kuvend. Thënë më qartë: që nga sot, të gjitha strukturat e ngritura nga Lulzim Basha dhe vetë ai, tashmë janë shkarkuar edhe me vendim gjykate.

Partia Demokratike është në duart e Komisionit të Rithemelimit.
Pas këtij vendimi, ka pasur edhe një reagim nga Enkelejd Alibeaj. Megjithëse ishte i shkarkuar me votat e demokratëve, ai u shfaq duke u përpëlitur, me argumentin se do të ankimojë vendimin e gjykatës.

Deklaratat e tij janë pritur me reagime të ashpra nga demokratët, të cilët i rikërkojnë që të lirojnë selinë e PD-së dhe të mos e mbajnë peng. Por Alibeaj bëri edhe një tjetër deklaratë skandaloze. Ai tha se gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje. “Gjyqtari ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje, pa pasur palë”, tha Alibeaj.

Lajmet Speciale sjell pamjen e dosjes së detajuar që është dorëzuar sot në gjykatën e Tiranës. Bëhet fjalë për një dosje voluminoze dhe të detajuar për çdo element të Kuvendit të Rithemelimit. Mes dokumenteve madje është edhe një material shumë i rrallë, ai për miratimin e formimit të PD-së në dhjetor të vitit 1990. Kujtojmë se Kuvendi i Rithemelimit ka qenë një nga ngjarjet më transparente në historinë politike shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.