E papritur/ Grida Duma zyrtarisht në krah të Berishës. Çfarë e bëri të ndërronte mendim?

Deputetja e PD-se, Grida Duma eshte shprehur se per bashkimin e PD nuk duhet te vihen as kushte paraprake dhe as perjashtime.

Nder te tjera ajo u shpreh se duhet qe te kete nje bisede te gjere me nje grup qe perfaqeson te gjitha qendrimet lidhur me rezoluten qe kushtezonte prezencen e Bershes nga forumet e larta te partise.

Sa i perket pyetjes nese duhet perfshire edhe Berisha ne kete grup ku do te diskutohet, Duma tha se “padiskutim mund te jete kushdo ne ate grup”.

A ka me nevoje qe te kete me kushte si ajo qe doli pas mbledhjes se grupit parlamentar, rezoluta qe kushtezonte prezencen e zotit Berisha ne forumet e larta te partise?

Grida Duma: Nuk ka pasur nje dakordesi te grupit parlamentar. Nuk e pranoj fare te thuhet qe ky ka qene qendrimi i grupit parlamentar zyrtar. Kemi qene shume luajale edhe diten qe kemi bere takimin nderkohe qe Basha nuk ishte dorehequr ende, kur e kemi lene qe vendimi te ishte i dakordesuar me 99%, se ndoshta ndokush per arsye vetjake edhe mund te mungoje. Tani vendim grupi kur nuk eshte gjysma e grupit se paku nuk ka. E dyta, jo, nuk mund te kete kushte kur kerkojme bashkim. Ka vetem negociate, bisede, renie dakord dhe pas asaj mund te kemi rrethanat ne te cilat realizohet bashkimi. Kusht edhe negociata nuk mund te kete, kushte paraprake dhe pastaj te kete negociate. Negociata prodhon rrethanat e reja dhe ato duhet te prodhojne bashkimin.

Pyetje: A duhet te anulohet vendimi per perjashtimin e zotit Berisha apo anetaret e tjere te Komisionit te Rithemelimit?

Grida Duma: Them qe duhet bere nje bisede e gjere, e thelle, me nje grup i cili perfaqeson te gjitha qendrimet. Aty le te ridiskutohen qe te gjitha.

Pyetje: Perfshire dhe zotin Berisha?

Grida Duma: Padiskutim mund te jete kushdo ne ate grup. Nuk ka asnje arsye qe te kemi frike nga asgje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.