Flamur Noka bllokoi foltoren, Felaj / Zoti Ndoka, ka ikur koha juaj kur benit ker….

Flamur Noka kërkoi minuta shtesë për të replikuar ndaj ministres së Energjetikës, Belinda Balluku por zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i sqaroi se nuk ka më kohë shtesë.

Noka bllokoi foltoren ndërsa Felaj donte që ta mbyllte interpelancën për të vijuar me rendin e ditës. Pas diskutimit me Nokën, vendosi që të bëjë 3 minuta pushim.

E pate kohën në dispozicion e shpjegove. Juve Vokshi jua dhashë kohën, dhe kohën shtesë. Nuk ndërhyva enkas. Ju aq e gjykuat të nevojshme kështu që kohën tuaj të foljes e keni përfunduar. Kohë tjetër nuk ka se ku të dalë. Shqip po jua them.

Zoti Noka ka mbaruar koha e kërcëni_meve në Kuvend. Shfrytëzuat 7 minuta për të folur, 3 minuta ju dhe 16 minuta kolegia juaj. Nuk ke asnjë të drejtë të bësh një kërkesë të tillë. Kjo pikë e rendit të ditës mbyllet këtu, 3 minuta pushim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.