Gjiknuri i mbyll gojen Berishës: Pusho aty o “Plak” se me politikën e korbave nuk vini dot në pushtet..

Nga foltorja e parlamentit, Gjiknuri nënvizoi se qeveria ka blerë 500 mln euro vetëm për energjinë me qëllim mbështetjen e konsumatorëve. “Masat e qeverisë, në mendimin tim, janë shumë ekstreme në dobi të qytetarëve dhe janë mirëfilltazi masa sociale. Të harxhosh 500 mln euro për energji mbështetje, kush e ka bërë këtë? Qeveria po bën gjithçka për të mbështetur qytetarët shqiptarë. Kështu deklaroi në seancën e sotme parlamentare Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

Kjo është bërë vetëm e vetëm për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për këtë duhet të na kuptojnë. Pikërisht një pjesë e atyre taksave të hidrokarbureve shkojnë për të mbushur buxhetin dhe për të përballuar këtë faturë. Nga ana tjetër qeveria po adreson njerëzit që janë më në nevojë, qoftë për ngritjen e çmimit të drithërave, qoftë për shportën bazë. Kush po ndihmohen? Pensionistët, njerëzit në nevojë, shtresat më të prekura. Qeveria po bën gjithçka dhe po e monitoron krizën”, theksoi Gjiknuri.

Deputeti Gjiknuri nënvizoi se Berisha në fund të qeverisjes së tij e la sektorin energjetik të zhytur në borxhe që i ngjasonte një kufome energjetike. “Ju e latë sektorin energjetik, ti vet le një kufomë energjetike. Janë bërë shumë vite që nuk mungon furnizimi me energjinë elektrike. Unë kam qenë promotor që tregu të liberalizohet. Qeveria ka marrë një risk të madh dhe këto taksa që thoni ju, ka dhe borxhe që i keni lënë, ju. Ne kemi ndjekur interesin publik kundër parimeve të tregut, kemi arritur të mbrojmë edhe biznesin e madh. Të harxhosh 500 mln euro për energji mbështetje, kush e ka bërë këtë? Ne e kemi bërë. Kjo qeveri ka bërë gjithçka që ka në dorë. Patjetër rritja e çmimeve mund të ketë ndikim në shumë sektorë të tjerë sepse vërtet mund të thotë dikush u rritën të ardhurat nga taksat, por mund të zvogëlohet puna publike sepse disa kantiere mund të mos punojnë më. Procese të tjera mund të ndërpriten. Nuk e dimë si do shkojë kjo gjë. Çfarë duhet të bëjë qeveria?

Të heqë të gjitha taksat e pastaj të ngrejë duart lart? Ju dëshironi të përmbushet skenari: o burra o popull hajde dilni të përmbysim qeverinë. Me politikën e korbave do vini në pushtet ju? Doni të dilni te pjesa që s’kemi më bukë, të përmbyset qeveria dhe të shkojë ai (Saliu) si gjeli mbi pleh e të thotë unë jam shpëtimtari. Kjo është papërgjegjshmëri. Njerëzit janë të stresuar, janë të lodhur, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për mbështetje por kanë nevojë edhe për komfort psikologjik. Qeveria po bën gjithçka. Të gjithë duhet të jemi në mbështetje me mundësitë që kemi për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Pranvera e shqiptarëve që ti do, do kthehet në një pranverë kobzezë që vetëm ti në mendjen tënde e dëshiron. Ne nuk jemi për këtë”, tha Gjiknuri.

Ai theksoi se qeveria ka ndjekur interesin publik, ndërkohë që theksoi se kush kërkon të përfitojë politikisht në këtë moment nuk e do të mirën e vendit.

“Reformat në energji gjithmonë kanë synuar që tregu të liberalizohet. Unë kam qenë promotor kur isha ministër me idenë që një pjesë e kostove të shkarkohet sipas tregut te biznesi dhe përdoruesit privatë. Dhe këto taksa që thoni ju që thoni përse nuk ulet taksa e naftës, nga do mbushet buxheti i shtetit për të përballuar faturën e energjisë? Sado lirë ta prodhojmë ne energjinë, nuk është vetëm çështja e prodhimit sepse ka transmetim, shpërndarje, investime, stok borxhesh të trashëguar nga qeveria e Sali Berishës, të gjitha këto janë pjesë e strukturës së çmimit.

Qeveria ka ndjekur interesin publik kundër parimeve të tregut, ka mbrojtur konsumatorët familjarë, ka mbrojtur biznesin e vogël. Madje, për mendimin tim ka shkuar dhe më tej, ka arritur të mbrojmë edhe biznesin e madh.

Përse e ka bërë këtë? Për të mbrojtur të gjitha strukturat e prodhimit sepse çmimi i energjisë do kishte vajtur në një pikë saqë do të falimentonte të gjitha bizneset. E nxori padashje ( Berisha) që ka qenë edhe furnitori politik dhe me njerëz i protestave. Natyrisht mund të ketë edhe njerëz që janë të shqetësuar për çmimet por kur njerëzit manipulohen politikisht dhe u injektohet gjuha e urrejtjes duke shkaktuar shkëputjen nga realiteti për të mos njohur se kush janë shkaqet e vërteta të gjendjes dhe çfarë presim nga qeveria, kjo është të mos ta duash këtë vend. Kjo është ti vësh zjarrin vendit duke përfituar nga momenti i vështirë”, deklaroi Gjiknuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *