Analizë/ Shtiratja e “të besuarve” të Bashës, që tani festojnë plot gëzim për dështimin

Ka gazetare kolege te mi, “deputete te besuar te Bashes”, keshilltare dhe intelektuale publike, qe ne harkun e tete viteve te fundit, qe nga viti 2013, eshte dukur se nuk kane ditur te bejne gje tjeter veçse te marrin ne mbrojtje e te mbeshtesin Bashen. Nuk i kane bere asnjehere ndonje kr’itike publike, sido qe ka pasur nje sere arsyesh qe Bashes t’i beheshin kri’tika publike.

Une i kam pare si nje barre per opoziten. I kam pare si keshilltare te keqij per tete vite me radhe. Madje, i kam pare si keshilltaret me te keqij qe mund te kete pasur ndonje opozite shqiptare ne dekadat e fundit.

Ne vitin 2013 ishte viti kur Partia Demokratike humbi zgjedhjet, teksa u refuzua masivisht nga votuesit shqiptare, ishte nje moment dhe mundesi historike per t’u ndalur dhe per ta reformuar ate parti. Mirepo askush nuk foli per reformim te Partise Demokratike. E njejta gje edhe ne vitin 2021. Te gjithe menduan se Partia Demokratike do te mbetej “business as usual”, qe do te thote se Basha duhej te shtirej sikur i kishte gjerat nen kontroll dhe koleget e mi do te shtireshin sikur Basha ishte kryetar partie.

Ne kete rrethane, ata i kane meshuar tezes se Basha eshte i vetmi lider perendimor ne Shqiperi, ne nje kohe qe s’e kishin per gje qe ketij lideri perendimor t’i jepnin keshilla te natyres destruktive. Ata e keshillonin qe te dilte neper sheshe; e keshillonin qe te dilte ne pro’testa dhe te mos i ndalte asnjehere ato, per te rrezuar Ramen, qe nuk mund te rrezohej me vota, dhe te dilte jashte sistemit.

Dhe ai doli jashte nga sistemi me shpresen dhe synimin se pozita e Rames do te veshtiresohej. Ai nuk do te kishte me nje shteg shpetimi. Koleget e mi i jane gezuar kesaj situate, ne te cilen lideri i opozites zbatonte pike per pike keshillat qe ata i jepnin. Ne fakt, ato nuk ishin keshilla, por marrina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *