Vangjeli jep fakte: Basha u fundos nga përgjimet. Aferat e implikonin. Për Doktorin nuk rezulton asnjë gjë …

Me date 25 nentor ilir Meta beri nje deklarat te forte kur tha se pergjohet nga Sherbimet Sekrete te brendshem dhe te huaja. Por a mund te jete e vertete?

Analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se Rama, Basha e Meta ishin nder me te pergjuarit  ne 2014 teksa shtoi se  SHISH ka bere zbulime qe mund ti implikoje keta te tre.

Çeshtja e pergjimeve per mua eshte plotesisht e besueshme. Kjo eshte nje nga deklarata me te ren da te mundshme, por ka pasur nje vemendje minore. Une mund t’ju jap prova qe nje gje e tille ne te shkuaren ka ndodhur.

Ne 2014 ka pasur nje tentative verifikimi ne SHISH dhe kane bere zbulime tron’ditese te llojit, po ju jap kater nga emrat qe pergjoheshin ate kohe; Rama, Meta ne atekohe kryetar Kuvendi,  Basha dhe ish-ministri i Brendshem Tahiri. Meta mbante rekordin ne dalje ne pergjime mbi 700 te tilla.

Behet fjale per shkurtin e 2012 kur ne fillim ish-ministri i Brendshem Nishani dhe Berisha dhane proven e forte por indirekte, qe Rama dhe deputete socialiste ishin ne pergjim.

“Kemi interceptuar telefonatat nga Blloku apo PS” tha ai. Ka pasur nje liste te gjate te te pergjuarve, keto kater emra, deputete, biznesmene te fuqishem dhe nje sere gazetaresh qe kane qene ne pergjim. Ka edhe nje gje tjeter, shume shkurt.

Dy personazhet qe flitet, Rama-Meta e kane pranuar me pas, pergjimet qe u jane bere ne pranveren e 2013-tes perpara zgjedhjeve per te ditur cfare do te bente PS dhe LSi. Dhe keta qe nuk flisnin ne telefon kur flisnin me njerezit e tyre, sha.nin njeri tjetrin dhe e mohonin aleancen gje qe e vuri ne gjume doktorin. Por ky i fundit del i fituar ne kete çeshtje pasi sipas Vangjelit nuk ka fakte konkrete. Ndersa shtoi se vertetesia e aferave te Bashes ne pergjime i dha atij fundin e karrieres politike, u shpreh Vangjeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.