Pas dorëheqjes së Bashës, zbulohet lëvizja e radhës së Alibeajt… “Koha që të në dorë…

Partia Demokratike do të mbledhë mbrëmjen e sotme kryesinë e Partisë.Mbledhja do të mbahet në orën 19:00.
Në mesazhin e sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, të siguruar nga gazetari Endri Lala për “Lajmet Speciale” thuhet se situata e brendshme në parti do të jetë në rend të ditës.

Mesa duket PD që drejtohet aktualisht nga Enkelejd Alibeaj do të vijojë debatet e brendshme për gjetjen e një zgjidhjeje të gjithëpranuar. “Të nderuar anëtarë të Kryesisë, sot në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend dite diskutimin mbi situatën e brendshme ne Parti”, thuhet në mesazhin e Bardhit drejtuar anëtarëve të Kryesisë”, thuhet në mesazh.

“Ende është e paqartë se si PD dhe Komisioni i Rithemelimit do të mund të vijnë në një pikë të përbashkët. Palët ende nuk kanë një pikë takimi…”

Leave a Reply

Your email address will not be published.