Balla i jep bekimin e PS Alibejt : Vazhdojmë që nesër bashkëpunimin, koha per te ndertuar nje par…..

Taulant Balla ka mirëpritur komandimin e Enkelejd Alibeajt si drejtues i Partisë Demokratike. Duke folur në emër të Partisë Socialiste, Balla u shpreh se pret që nesër vijimin e bashkëpunimit për Komisionet e Posaçme, ndërsa ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas mbledhjes së Grupit parlamentar, Balla theksoi se deputetët do të zbresin në terren për të monitoruar çmimet, ndërsa foli edhe për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Partia Socialiste njeh si kryetar të PD, Enkeljed Alibeajn, ende pa e njohur strukturat e selisë blu. Ndonëse, kryetarin në detyre të PD, sipas Statutit të kësaj force politike, e komandon Këshilli Kombëtar, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e quan Alibeajn, kryetar të PD, madje thotë se do të vijojë, që nesër bashkëpunimin me të, në kuadër të Reformës zgjedhore.

Teksa pozicionohet hapur krah Bashës dhe Alibeajt, Balla sulmoi liderin historik të demokratëve, Sali Berisha. Sipas tij, një person i shpallur non-grata nuk duhet të jetë në Kuvend, ndërsa deklaroi se akuzat që dikur Berisha i bënte ndaj Ballës, sot po ja bën Bashës.Këto komente, Balla i bëri në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, ku foli edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Ri të Republikës, që sipas tij do të jetën në 24 maj.

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se PS ka komunikuar me deputetet e PD dhe është e gatshme për të diskutuar dy çështjet e kërkuara prej tyre, reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Ndërsa lidhur me krizën, Balla tha se deputet socialist do të zbresin në terren për të monitoruar çmimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.