Genc Burimi: Basha nuk ishte asgje me shum se sa nje “kukull” ne duart e Yuri Kim dhe….

Genc Burimi ka folur për dorëheqjen e Lulzim Bashës si një dorëheqje që i hap rrugë bashkimit apo një truk nga ana e tij për tu rikthyer. Burimi e quajti Bashën një kukull të Yuri Kim i cili e kreu misionin e tij dhe tani radhën e kanë deputetët e tjerë të cilët kërkojnë që ish-kryeministri Sali Berisha të mos kthehet në krye të PD-së.

Nuk duhet të komentohet fare. E shoh shumë të heshtur Berishën pas 6 marsit. Berisha ka një mision dhe nuk e kuptoj. Pamjet e 22 marsit janë aktuale edhe sot. Legjitimiteti ta jep populli. Të gjitha këto janë ‘ekran me tym’ që bënë zonja Yuri Kim ku me deklaratën e saj dje se Basha u largua me nder.

Lulzim Basha kreu një mision për Yuri Kim, e kreu misonin kamikaz dhe tani janë këta kati i dytë Bardhët dhe Saliajnjët. Nuk duan që Berisha të kthehet në krye të PD-së. I kanë ulur tonet por vazhdon akoma me këto makinacione. Qëllimi kryesor ishte ti tregohet Eskobarit për sfidën e tij që i tha se mere me votë dhe jo me dhunë. Çfarë po presin më.

Tani më shumë të marin partinë në dorë dhe të marin vulën. Është gabim i madh të pritet 30 prilli. Deklaratat e Ramës se të protestosh në këtë kohë lufte globale është turp ishte që të dëgjonte Berisha që të mos e merte partinë. Pra i bie pragut që të dëgjojë dera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *