Berisha: Arrita te rikthej edhe nje her 22 marsin e 1992 kjo dite është dite frymëzimi për demokratët!

Te dashur miq, sot shqiptaret ne Shqipëri dhe kudo ne bote festojnë 22 Marsin, ditën e pare te lirisë dhe demokracisë ne shekuj dhe mijëvjeçare ekzistence. Si sot 20 vjet me pare mbi 1.7 milionë shqiptar te rinj, te reja, burra dhe gra, njerëzit me te shtypur me te izoluar dhe me te mjeruar te planetit.

 

PD dhe aleatet e saj me 22 mars te vitit 1992 erdhën e pushtet ne vendin e trete me te varfër te globit ne te cilin te ardhurat për fryme ishin vetëm 204 dollarë ne vit, me vetëm 4 milione dollarë rezerve valutore dhe një borxh te jashtëm 500 milionë dollar dhe papunësi qe kalonte mbi 80% dhe një inflacion tre dhe katër shifror. Diktat_ura 46 vjeçare me moniste e kohës kishte shkatërruar Shqipërinë pothuaj ne përmasa apokaliptike dhe qartas me shume se sa kishin shkatërruar ndonjëherë ndonjë vend luftërat civile.

Për te shpëtuar nga dhimbjet e tmerrs_hme te diktaturës se mjeri_mit ne vitet 1990-1992 rreth një milion shqiptar u larguan nga Shqipëria me eks_ode biblike. Kushtet pra ne te cilat erdhi ne pushtet PD ishin te jashtëzakonshme por me e jashtëzakonshme ishte fuqia e lirisë dhe vlerave te saj dyert e te cilave hapen me votën e tyre te lire shqiptaret. Me përmbysjen me voten e lire te e diktat_urës stal_iniste, qeveria e PD partisë qe kishte shpallur qe ne javën e pare te themelimit te saj para shqiptareve dhe botes interesin kombetar dhe çështjen kombëtare gjer atehere te tradhtuara si yllin e saj polar vendosi këtë çështje ne krye te programit te saj.

Ajo nxori Shqipërinë nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqësi me SHBA dhe vendet tjera te lira. PD tashme ne pushtet ndërkombëtarizoi me qeverinë e saj ne samite te OSBE dhe OKB, KE çështjen e Kosovës, konfirmoi ne rezoluta te votuara me 2/3 ne OKB te drejtën e qytetareve te Kosovës për vetëvendosje, promovoi çështjen e te drejtave njerëzore dhe kombëtare te shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Luginën e Preshevës dhe kudo ne rajon.

Lokomotive e integrimeve europiane dhe euroatlantike qeveria e PD dhe aleateve te saj anëtarësuan Shqipërinë ne Këshillin e Europes dhe ne dhjetëra organizata ndërkombëtare si dhe firmosi nder me te parat partneritetin per paqe me Aleancën e Atlantikut te veriut. Ne Letrën e tij te Bardhe te vitit 1996, Komisioni Europian duke vlerësuar suksesin e reformave do përzgjidhte Shqipërinë si vend i vetëm ne rajon për ti hapur procesin e stabilizim asociimit ne BE.

Ne vendin e hiperkolektivizimit total qeveria e PD hodhi themelet e ekonomisë se tregut te lire dhe te demokracisë, liberalizoi dhe privatizoi ekonominë, beri 220 mije familje shqiptare pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat pronare te fermave te tyre si dhe qindra mijëra ndërmarrje te vogla dhe objekte u privatizuan.

Ne fund te katër viteve ne Shqiperi te ardhurat per fryme u katerfishuan dhe mbi 80% e prodhimit te brendshem vinte tashme nga sektori privat, u liberalizua kursi i kembimit dhe u arrit stabilizimi monetar e inlacioni ra ne njeshifror rezerva valutore u rrit rreth 35 here.

Ne vitin 1997 Partia Demokratike njohu gabimin e saj historik te mosndalimit ne kohe te skemave piramidale. Ajo ju kundervu rrebelimit komunist me mjete politike dhe percaktoi zgjedhjet e pergjithshme si rruge politike per zgjidhjen e krizes. Ne fushaten elektorle PS premtoi kthimin qindarke per qindrake te parave te humbura ne skema piramidale. Kurse PD deklaroi se nje borxh qe nuk eshte marre nga qeveria nuk mund te njihet. Ne vitet 1997-2005 PD ne opozite qendroi e pamposhtur para vrasjeve akuzave dhe proceseve politike te drejtuesve te saj, perfshire ketu edhe akuza monstruoze per krime kunder njerezimit nga rregjimi i atyre qe erdhen me dhune ne pushtet.

Me fitoren e zgjedhjeve te pergjithshme ne vitin 2005, PD ne nje rast unik ne histori perzuri me vote nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komu_nist. Ne 8 vite te qeverisjes se saj, qeveria e PD dhe aleateve te saj firmosi dhe ratifikoi me Bashkimin Europian Marreveshjen e Stabilizim Asocimit, anetaresoi vendin ne NATO.

PD mbeshteti fuqishem e dha ndihmese thelbesore ne pavarsine e Kosoves, lajmin per te cilin e shpalli ne Tirane,me te famshmen “Time is now”Presidenti George W Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi.Qeveria e PD dha kontribut thelbesor ne njohjet nderkombetare te Kosoves. PD erdhi ne pushtet ne nje kohe kur bandat famezeza shqiptare benin ligjin ne vend .

Qeveria e PD luftoj me zero tolerance krimin e organizuar dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit ne 18 muaj mbi njemij bos dhe antar te 206 grupeve dhe organizatave kriminale dhe beri Shqiperine nje vend te sigurt.

Ajo luftoi me vendosmeri korrupsionin dhe arriti pragun e Korporates se Mijevjeçarit te qeverise se SHBA. Shqipria sipas UN ishte vendi i pare qe vendosi sistemin e prokurimit dixhital sistem qe do certifikohej nga vet UN.
Pas nje renie te madhe pas vitit 1997 popullata ne Shqiperi nga viti 2007 gjer ne vitin 2014 u rrit progresivisht. Shqiperia ende nuk ishte nje vend i zhvilluar por ajo linte mbrapa disa vende te zhvilluara ne vdekshmerine amtare njeshifrore, vdekshmerine ne pergjithesi, jetegjatesine mesatare te popullates dhe arriti te kete vdekshmeri infantile nje-shifrore.

Me reforma serioze te gjithaneshme dhe suksesin e tyre u plotesuan te gjitha kushtet dhe u hoqen vizat me BE, si dhe muar ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013 rekomandimi i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi Edi Rama duke refuzuar te votoje ne parlament tre ligjet e ndermjetesuara dhe dakortesuara me Komisionin Europian. Ne vitin 2013 shqiptaret me vullnetin e tyre hodhen poshte kontraten me PD dhe Sali Berishen dhe votuan per nje kontrate tjeter. Respektova plotesisht vendimin e tyre dhe mora vendimet e duhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.