Lulzim Basha shkon ne seline blu, keto jane dy fjalet e vetme qe iu tha gazetareve

Nje dite pasi ka dhene doreheqjen si kryetar i PD-se, Lulzim Basha ka mberritur ne seline e Partise Demokratike.

“Gezuar, gezuar”, kane qene fjalet e vetme qe ka thene Basha perpara se te hyje ne seli.

Pas doreheqjes se Lulzim Bashes nga drejtimi i PD, sot ne seline blu duket se ka rene qetesia. I vetmi qe ka mberritur ne seli qe ne oret e para ka qene demokrati Enkelejd Alibeaj, i cili mori dje detyren si kryetar i komanduar i PD-se.

Pervec tij asnje funksionar tjeter nuk eshte paraqitur sot ne PD. Situata e qete dhe pa shume levizje ne seli perkon edhe me faktin se sot edhe nje dite pushim me rastin e festes se Sulltan Novruzit. Sot gjithashtu eshte edhe pervjetori i 22 marsit, ku Partia Demokratike mori fitoren e pare 30 vite me pare, duke sjelle pluralizmin politik ne vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *