Hoxha: Basha nuk ofron shpresë, të garojë për kryetar. PD-ne duhet ta drejtoj vetem Berisha..

Sekretari i FRPD Hoxha deklaroi më tej se Lulzim Basha nuk ofron dot shpresë për ndryshim, çka e tregoi edhe rezultati në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ndërsa shtoi se ai mund të kandidojë për kryetar të PD. Indrit Hoxha deklaroi kërë pasdite ne Syri Tv se zgjedhjet e 6 marsit nuk ishin normale për opozitën e cila ishte e përçarë. Hoxha tha se Berisha garoi në zgjedhje pa një seli, pa administratë dhe pa fonde, duke vërtetuar mbështetjen e demokratëve të cilët kërkojnë ndryshim

“Shkonim të përçarë, godinë dhe logo e konfiskuar. I pari që vuri kapitalin e tij politik ishte Sali Berisha për të provuar dhe votën ndaj tij. Një rezultat 33 për qind e votave. Berisha me një lëvizje brenda 5 muajve u fut në një palë zgjedhje që s’kishte as logo, as seli, as administratë, presion nga Ambasada Amerikane.
Rezultati tashmë është shumë i qartë. U arrit se vendi ka nevojë për opozitë, besim dhe shpresë të cilën Basha nuk e jep dot tek elekotrati opozitar. Tashmë jemi në një proces riorganizimi. PD është e hapur për secilin kontributor. Pavarësisht qendrimeve që kanë patur, pro apo kundër 11 dhjetorit çdo njeri ka aksionet e tij në Partinë Demokratike.”-tha Hoxha.

Më tej Hoxha tha se duhet të vazhdojë procesi i riorganizimit të Partisë Demokratike ndërsa shtoi se Basha është i shkarkuar më 11 dhjetor dhe vendimi u ratifikua më 18 dhjetor. Hoxha deklaroi se Basha ka bunkerizuar PD-në, dhe po mban peng partinë dhe logon e kësaj partie. “Del dhe thotë po reflekton, ka filluar ndonjë kurs Joga? Bota ka treguar se kanë dalë komedianët në politikanë, ndërsa me Bashën një politikan po kthehet në komedian. Sa i përket grupit parlamentar të PD, duhet të jetë i unifikuar se janë votuar nga demokratët dhe opozitarët për t’ju shërbyer qytetarëve. Gjeja më e rëndësishme është të jenë të unifikuar përballë qeverisë.”-tha Hoxha.

Sakaq, Hoxha theksoi se Lulzim Basha mund të futet në garë për kryetar të PD ndërsa shtoi se do të ishte shumë e mirë për Partinë Demokratike që të dalë një lider të mundë Sali Berishën. “Për sa kohë që ai merr vota dhe besohet nga brenda strukturave, padiskutim që Berisha duhet të ridrejtojë PD-në.”-tha Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.