Salianji: Ka humbur besimi edhe tek vota, Berisha nuk fiton dot se nuk është anëtar i grupit

Ervin Salianji tha se nuk e shikon votën si zgjidhje, pasi edhe tek ajo ka humbur besimi.

Në studion e Open, Salianji tha se duhet një proces i pastër dhe jo i kontrolluar.
“Problemi që ka PD por dhe gjithë Shqipëria, është vetë vota. Se nuk kemi besim tek vota. Këtu kush ka kontrollin e procesit, atëherë nuk ka proces. Ata duan kontrollin e procesit se duan të ndikojnë në proces.

Duhet një grup përfaqësimi që të gjitha palët të kenë listat e anëtarësisë dhe të shohin të gjithë procesin. Nëse nuk ka një proces pajtimi, nuk fiton Berisha. Si do kandidojë kur nuk është anëtar, ai është përjashtuar,” tha Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.