Satirë/ Kësaj i thonë: Të hash mu** me gojën e ministres.

Delina Ibrahimaj, ministrja e Finances ka dale sot ne nje konference per shtyp. Ajo ka thene se sot eshte mbledhur Bordi i çmimeve per produktet e shportes. Sipas saj, Bordi do te percaktoje nivelin e çmimeve. Bashke me te, ne bord eshte edhe ministrja e Bujqesise, Frida Krifca.

Dy ministret jane te besuarat e Rames, qe do monitorojne çmimet e tregut. Nuk dihet se sa do ja dalin, pasi Ibrahimaj, i quan disi te pasur shqiptaret qe marrin 130 Euro ne muaj.

Sot jemi ketu per te folur per krizen, deklarata eshte nje pyetje qe mu be per nje tregues statistikor dhe kam teknikalitet ne statistika. Prodhohet per tregime statistikore. Mund te flasim shume gjate per kete por jane te dhena statistikore. Nuk eshte momenti te flasim per kete. Do flasim per mosrritjen e çmimeve.

Kujtojme se ministrja e Financave dhe Ekonomise, Delina Ibrahimaj ne emisionin ‘Opinion’ u pyet se sa duhet te jene te ardhurat mujore te nje personi per te mos u konsideruar i varfer ne situaten ku po jetojme.

Ibrahimaj tha se qe nje person te mos konsiderohet i varfer duhet te gjeneroje 130-140 euro ne muaj.

“Ne kemi nje perllogaritje te familjes mesatare. Nuk kemi nje perllogaritje sa duhet te jene te ardhurat e nje personi. Patjeter kjo shumezohet me familjen mesatare qe eshte 3.5 persona.

Nese pyetja referohet sa duhet te gjeneroje nje individ per te mos u konsideruar i varfer, kjo shifer eshte diku tek 130-140 euro per person”, ka thene Ibrahimaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *