Aleatët distancohen përfundimisht nga Basha/ Fatmir Mediu i kërkon diçka të fundit

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu eshte bashkuar me levizjen e deputeteve qe kerkojne doreheqjen e kryedemokratit Basha.

Ne nje interviste, Mediu tha se i ka kerkuar numrit nje te Partise Demokratike qe te ndermarre nje vendim sa me te shpejte dhe ne te mire te PD. Duke permendur vetem nje akt; ate te doreheqjes.

“I kam kerkuar te marre vendim sa me shpejt dhe sa me racional. Pa e lene veten te marrin vendim te tjeret per te. Vendimi me racional eshte doreheqja”.

Mediu gjithashtu tha se ka biseduar me te dy para zgjedhjeve per te konsideruar mundesine qe opozita te kandidonte me nje kandidat te vetem. Pasi propozimi i futjes ne zgjedhje me nje kandidat nuk u mor parasysh, Mediu thote qe vendosen te mos merrnin pjese as ne mbeshtetje te kandidateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *