Manjani ju mbyll gojen te gjithve / Berisha është lideri i demokratëve, nuk ka kuptim ky debat…

Shkruan Ylli Manjani, Sali Berisha është themelues dhe Leader i demokratëve. Nëse ai dëshiron të jetë kryetar i PD, Ai është kryetar. Zgjedhjet për kryetar në këto kushte janë muhabet kot, sepse Berisha është. Kryetarllëku për Berishën është ngarkesë burokratike…
Zgjedhjet kanë kuptim për të gjithë të tjerët, jo përballë Berishës. S’ka kuptim!
Kohë e humbur!

Kështu që PD duhet të mbledhë mendjen sa më shpejt, të mbyllë këto procedurat e brendshme dhe të fillojë punën për t’u bërë ALTERNATIVË. Vendi ka nevojë urgjente për opozitë sot dhe alternativë nesër.

Nuk ka më kuptim debati kush është kryetari. As do kandidojë apo jo Berisha, se është vërtetë muhabet kot. Ai është. Të shpresojmë që PD të hapet dhe të reformohet realisht shpejt. Përndryshe, le të mbyllë qepenin sa më parë, bashkë me qepenin politik të Lulit.

Veçanërisht nga vetë Berisha pritet shumë më shumë se çka bërë deri më sot. Berisha dhe demokratët duhet të tejkalojnë veten, të bëjnë gjëra që s’i kanë bërë deri më sot. Duhen ekipe jo thjesht emra. Përballë kemi regji_m.

Leave a Reply

Your email address will not be published.