Berisha: Do rikandidoj për kryetar të PD une jam i vetmi qe mundem ta bej edhe njeher 1997….

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi se do të rikandidojë për kryetar të partisë. Kjo pasi te gjith tregojne se e duan ate dhe se e vetmja zgjidhje per PD-ne eshte qe ai te jete edhe nje her kryetari qe ishte dhe se ai mundet ta rimekemb edhe nje here te githe kete situate qe ka ndodhur keto kohet e fundit. Gjithashtu ai deklaroi se:

Berisha tha se rikandidimi i tij për t’u rikthyer në krye të PD, u firmos nga 70% e zgjedhësve demokratë në zgjedhjet e 6 marsit.
“Rikandidimi im është firmosur nga 70% e zgjedhësve të PD që votuan në datën 6 mars për kandidatët e saj. Edhe po të dua unë do të ishte një tradhti e pafalshme ndaj tyre”, tha Berisha.

Ish-kryeministri foli edhe për dy vendimet e pritshme të gjykatave, për Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut, dhe atë të 11 dhjetorit që shkarkoi Lulzim Bashën dhe ndryshoi statutin e PD. “Vendimi i nesërm, nuk kemi asnjë problem me atë, për Kuvendin e 17 korrikut. Për vendimin tjetër presim të respektohet ai monument historik që u mblodh në stadiumin ‘Air Albania’ me 11 dhjetor, e papërsëritshme”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.