(LAJMI I FUNDIT) Plase debati ne Kuvend kunder Rames / Lindita Nikolla shpeton Ramen nga…

Kete te ejte ka nisur me debate, seanca parlamentare e Kuvendit. Dy deputetë demokratë të Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho dhe Tritan Shehu i kanë kërkuar Kryetares Lindita Nikolla të respektojë procedurat për kërkesat që janë bërë nga ana e tyre: Spaho për një interpelancë urgjente për situatën aktuale me kryeministrin Edi Rama dhe Shehu për një rezolutë për Ukrainën.

Edmond Spaho ka paraqitur kërkesën që 10 deputetë kanë firmosur për të futur në rendin e ditës së Kuvendit, një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për gjendjen aktuale me çmimet dhe protestat.
Por Lindita Nikolla e shpëtoi Ramën nga llogaridhënia sot, duke i rrëzuar pretendimin Spahos se duhej ta kishin dërguar kërkesën 48 orë përpara për të mundësuar interpelancën e Kryeministrit, “por se patjetër në seancën e ardhshme Kryeministri do të jetë prezent.”

Pas kësaj, u ngrit deputeti Tritan Shehu që ia bëri të qartë Nikollës se sërish ishin shkelur procedurat e Kuvendit. “Zonja kryetare, me gjithë respektin që kam për ju, po ju them se keni shkelur rregulloren. Kemi paraqitur kërkesën për rezolutë për Ukrainën dhe më thonë jozyrtarisht se nën presionin e zotit Balla është rrëzuar në konferencën e kryetarëve.

Prandaj dua shpjegime të qarta. Nëse është miratuar në konferencë, më thoni orën e debatit dhe nëse është rrëzuar, të kërkohet votim. Kjo bëhet tani kur miratohet rendi i ditës, ndaj të jemi korrekt dhe të mos biem pre e interferencave të ndryshme dhe më vjen shumë keq për atë që ndodhi në atë konferencë kryetarësh nëse nuk është pranuar rezoluta për Ukrainën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.