Veliaj “tallet” me punonjësit socialë: Ju jenu pjesa më vulnerabël e shoqërisë, paketa sociale do ju…

Në Ditën Botërore të Punës Sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi masat e marra nga qeveria me Paketën e Rezistencës Sociale, që ndihmon pjesën më vulnerabël të shoqërisë, por ai shtoi se kjo duhet plotësuar edhe me ndihmën në terren nga vetë punonjësit socialë. Në takimin me një grup punonjësish socialë, ai i cilësoi ata heronjtë pa pelerina të Tiranës, që ndihmojnë këdo që ka nevojë në ditë të vështira.

“Sot jemi në një situatë kur po impaktohemi nga lëvizja e bursës. Varemi shumë nga tregjet botërore dhe na duhet t’a shpjegojmë se shumë prej çështjeve që ne do të donim t’i zgjidhnim, nuk janë në dorën tonë. Mungesa e furnizimit nga një treg, impakton gjithë tregun dhe çmimi rritet sepse nuk ka aq shumë ofertë sa të përballojë kërkesën. Çfarë do të bëjmë?

Do të mbrojmë pjesën më vulnerabël të shoqërisë. Unë e di se ka pasur njerëz që shkuan tek koncerti i Malumës dhe paguan 1000 euro për një fotografi me të. Por jetojmë në kapitalizëm, ka njerëz që i bëjnë gjëra të tilla. Une e di që ka edhe njerëz në protestë, të cilët i njoh personalisht, që kanë një flotë me makina, por politikisht u intereson të shkojnë aty. Por, jetojmë në një vend të lirë, ku ti mund t’i bashkohesh çfarëdo kauze e qëllimi. Ama pyetja është: Çfarë do të bëjmë me problemet reale?

Së pari, janë masat e qeverisë. Nëse ne llogarisim që sot ushqimet e shportës mujore janë rritur me 25 mijë lekë, atëherë pagesa shtesë prej 30 mijë lekësh, për ushqimet e shportës, për ata që kanë pagat e ulëta, pensionet e ulëta, që janë me ndihmë ekonomike ose që trajtohen në qendrat tona sociale, është një kompensim që duhet bërë”, tha Veliaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *