Rama i “DRUHET” Berishes / Demokratet duan Berishen sepse ai Fiton, duhet ta eleminojme nga….

Shkruan Avni Nezaj: Rama fërkon duart pasi i shpërlau me naftë për dezinfektim. Atij i duhet kjo opozitë e ushtarëve të ngjitur rreth Bashës. Shkatërrohet më kollaj. Janë të mësuar me humbje, se ashtu janë komanduar, paguar. Dhe ashtu si Rama ata nuk e duan Berishën. Se ai fiton. I mund. Të ikë, të dorëhiqet, të largohet. Ky është refreni i përditshëm i mijëra demokratëve dhe të zgjedhurve të tyre. Bile aq shumë po i kërkohet dorëheqja Bashës, saqë me këto thirrje po i mbushet mendja se është akoma kryetar dhe nuk është shkarkuar pak kohë më parë nga votat e referendumit të anëtarësisë.

Kjo tregon edhe njëherë se sa të pavëmendshëm janë votuesit dhe të votuarit në të gjitha kohët e mundshme. Por kjo tregon edhe kulmin e degradimit të një ish-kandidati për kryeministër që rrethohet nga mungesa e mbështetjes në partinë e tij dhe mbështetet bollshëm nga pazarokracia politike.
Aq të paqartë janë votuesit, sa vendosmërinë për ndryshim këta lloj njerëzish që nuk dinë të largohen kur humbasin, ta marrin për dobësi, idiotësi ose për mendjelehtësi. Edhe ky si ato staret e shoubizit mendon se çudia me e madhe tre dite zgjat në Shqipëri. Pra ai bën sikur nuk shikon dhe luan bukur aktorin kur bën sikur nuk dëgjon.

Edhe aleatët e tij më të ngushtë në parti, që u armatosën me gaz e hunj me 8 janar, ta mbronin në “Fron”, i kanë dalë kundër. Edhe ata mendimtarët, mendjendritur dhe mendjehollë që e paragjykuan deri ne kockë lëvizjen e Berishës, tashmë e kanë lënë në baltën e tij. Edhe njerëzit në media që i vareshin si hallatet nëpër këmbë, duket se po i rrallohen. Siç duket kanë kuptuar më në fund diçka. Tërmetin minjtë e ndjejnë të parët.

Nuk po e mbron me as ekipi i famshëm 3B bashkë me Çupin dhe Ngjelën. E braktisën edhe këta. E kanë kuptuar se njeriu qe do vijonte të mbante PD në opozitë është në rënie të lirë. Vetëm B-ja e fundit, ose Batoni, i ka mbetur. Se ai nuk del dot nga istikami ku është i ngujuar. Duhet të ndjekë vallen, përndryshe e zënë sanksionet. Janë njëlloj të kapur. Tani pas kolegjit të kryetarëve që i ka emëruar vetë do mbledhë kolegjin e nënkryetarëve. Edhe ata do t’i thonë ‘rri, mos ik’. Pastaj do të vijojë takimi i radhës me kolegjin e sekretarëve. Në vijim, duke u rrotulluar dhe medituar nëpër bunker do kujtohet se nuk ka mbledhur kolegjin e fëmijëve të kryetarëve. Ata të shokëve të kryetarëve dhe sekretarëve. Me pas prapë pasi ka kontrolluar blindimin e bunkerit do mbledhë kolegjin e mercenarëve. I kanë ngelur edhe disa, se mund të kenë shkuar në Ukraine. Pagesa më e mirë atje. Edhe ata rri do t’i thonë. Mos ik.

Dhe pasi ka mbledhur edhe kolegjin e mercenarëve do zhvillojë një takim edhe me stafin e tij të ngushtë me prezencën e Violetës dhe Dritës. Krejt rastësisht do të mblidhen aty njerëz të tjerë jashtë kolegjeve, e do të brohorasin. Basha rri. Ndërkohë do të dëgjohen thirrje që deputetet të dorëhiqen. Ai do të thotë, me dhimbje, por më duan 97 për qind e demokratëve. Dhe do rri. Ambasadat janë pushim këto kohë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *