Çlirim Gjata: Basha nuk mund te ndërmarë asnjë veprim kundër Ramës sepse ai po e mbron nga…

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata ka komentuar kërkesën e deputetëve të PD-së për thirrjen në interpelancë urgjente të kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të tij në lidhje me gjendjen e luftës në Ukrainë, më specifikisht për paketën e ndihmës për gjendjen e krizës, gjendjen e rezervave të shtetit dhe gjendjen e furnizimit me naftës.

Gjata ka sqaruar se kjo kërkesë vjenë nga pjesa më opozitare e grupit parlamentar të PD-së dhe ka kritikuar Lulzim Bashën i cili nuk ka reaguar në lidhje me protestat.Kjo është kërkesa e pjesës më opozitare e grupit parlamentar të PD-së. Ata që i përjashtuar këta deputetë nga grupi parlamentar tani po kërkojnë bashkim.
Ka një problem nga zoti Basha pasi pritej një deklaratë të paktën në lidhje me protestat. Të dielën u bë një deklaratë. Nuk pati asnjë deklaratë edhe pse ne ishim pjesmarrës nëpër protesta dhe shkonim nëpër komisariate për të nxjerrë protestuesit.

Nuk ka asnjë kërkesë interpelance për asnjë ministër apo për zotin Rama për ti kërkuar llogari për atë që po ndodh. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me godinën sepse pas blindimit nuk kam shkuar më aty dhe nuk e di nëse është krijuar një dhomë meditimi aty.

Ky grup që është pjesa më opozitare në parlament po i kërkon Ramës dhe qeverisë që të japë llogari. Pse zoti Basha nuk ka ndërmarë asnjë veprim, të përkrahë protestat qoftë edhe me deklaratë apo qoftë edhe kundër qeverisë të ndërmarë një veprim në parlament përsa i takon kësaj. Dhe kjo ndodh sepse ai ruhet me policët e Ramës dhe ai i heq mbrojtjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *