Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku: Shqipëria është vendi me të ardhurat më të ulëta në….

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me raportin që tregon çmimin e naftës në botë, ndërsa shton se vendi ynë renditet i fundit në botë sa i takon kostos së karburantit.

Tabaku thekson se Shqipëria është vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.
Raporti çmimi naftës për nje serbator te mbushur në raport me të ardhurat!
Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.

Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave!
Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.
Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve!

Leave a Reply

Your email address will not be published.