Berisha tregon cfare do te ndodhe me PD-ne /Jam i gateshem te sakrifikohem per idealin e PD-se por “Do iu lëmë blofin në dorë”..

Ish-kryeministri Sali Berisha është përgjigjur sot nga Elbasani për deklaratat e ardhura nga selia blu për largimin e tij dhe të Lulzim Bashës. I pyetur nëse do sakrifikohej për ideal të PD-së, Berisha tha se ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë.
“Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë për ngadhënjimin e saj. Mesazhi më i mirë është bashkimi i demokratëve dhe idealeve të tyre të lirisë.

S’po mbroj asgjë tjetër përveç votës së lirë. E vërteta është që ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë”, deklaroi Berisha.

“Është një rast për të uruar sot qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë Gëzuar Ditën e Verës, Hirushen e festave tona kombëtare siç do ta quante Faik Konica. Uroj qytetarët e Elbasanit në veçanti, të cilët kanë meritën e madhe se mbajtën gjallë më shumë se të tjerët këtë festë të mrekullueshme dhe sot Elbasani me të drejtë konsiderohet ng açdo shqiptar, kryeqyteti i festës. Festa e Ditës së Verës është festë e shndërrimeve të mëdha, e lulëzimit, e shpërthimit të burimeve, e çeljes së gjithçkaje të mirë.

Në këtë kontekst, uroj që për shqiptarët kjo ditë të sjellë ndërrimin e madh që ata presin me padurim, ndërrimin e narkoshtetit dhe rivendosjen e shtetit ligjor. Një urim të përzemërt kam për ata qindra mijëra qytetarë shqiptarë që kanë mbushur gjatë këtyre ditëve rrugët dhe sheshet e qyteteve të vendit për të protestuar kundër një politike cinike, të pashpirt, e cila përdor si skuzë, si pretekst hijet e luftës në Ukrainë për të justifikuar rritjen dramatike, absolutisht të pajustifikuar të çmimeve të produkteve më jetike të qytetarëve shqiptarë. Tani dhe njëherë gëzuar këtë ditë për mbarë qytetarët e Elbasanit dhe mbarë shqiptarët!”, uroi Ditën e Verës Berisha.

A do jetë pranvera e ribashkimit të PD?
Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë për ngadhënjimin e saj. Absolutisht, mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve rreth votës së lirë dhe idealeve të tyre të lirisë. Ka nga ata që kërkojnë largimin e Berishës, të paktën ata që kanë qenë pranë Bashës, a do sakrifikoheshit për idealin e PD?
S’po mbroj asgjë tjetër përveç votës së lirë. E vërteta është që ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *