Analizë/ Lulzim Basha, ky kalë shale i ka dhënë provat…

Rezultati i zgjedhjeve te pjesshme te 6 marsit deshmoi nevojen jetike qe ka vendi per nje opozite te vertete. Katandisja e fraksionit te vules ne shifra pabesueshmerisht te ulta, nuk ishte gje tjeter veçse nde’shkimi i tentatives per ta zyrtarizuar opoziten si fasade te regjimit te Rames.

Ne fakt gjenialiteti i Bashes zgjati shume pak. Si gjithnje mjaftuan vetem nje pale zgjedhje, te pjeseshme madje. Ndoshta kjo eshte dhe arsyeja e nervozizmit te atyre qe vune ba’st per te (ndonese askush nuk iu ka faj pasi Basha ishte “kale” me prove).

Basha nuk mbajti me shume se 6 muaj dhe bashke me te nuk mbajti as strategjia per te patur ne Shqiperi nje opozite te emeruar dhe jo te votuar. Duke i nxjerre jo vetem bllof, por duke i shnderruar edhe ne gazin e botes te gjithe ata qe i thurnin lavde qendreses se tij heroike.

Ata qe ndeshkuan Bashen me vote ne 6 mars nuk jane populli antiamerikan e as ndjekesit e verber te Berishes. Ata nuk dolen nga shtepite ne nje dite te ftohte per te zgjedhur mes llozit dhe varese. Shumica e tyre dolen ne nje perpjekje te respektueshme per te shpetuar vendin nga as’gjesimi i opozites.

Historia e sajimit te nje lideri nga njerezit e pushtetit, jo vetem nuk eshte e mundur por ka krijuar dhe nje situate absurde ne kufijte e qesharakes. Per shembull, dikur, opozitare si Gaz Bardhi, Grida Duma, Ervin Salianji, Enkeled Alibeaj, Jorida Tabaku, etj, jo thjesht su’lmoheshin, por den’igroheshin deri ne kocke nga mediat e Rames. Kur te ketij te fundit i duheshin keta si mbeshtetes te Bashes, e per rrjedhoje te ngjizjes se opozites se emeruar, keto figura u bene te dashura, fjalimet e shkrimet e tyre transmetoheshin te plota, madje dhe fotot zgjidheshin qe te dukeshin te bukur.

Tani qe nje pjese e tyre u reb’eluan ndaj Bashes, qe do te thote se po e hedhin ne ere projektin e opozites se kontrolluar, prisni kur te rinisin su’lmet, cesnsurimi dhe hapja e dosjeve te vejtra.

Qellimi per te mbajtur nje opozite te kontrolluar, strategjia per te legjitimuar nje model opozitar ku lideri nuk merr pergjegjesi, ku vota nuk ka vlere, ku zgjedhjet manipulohen e per rrjedhoje qe justifikon modelin autoritar te Rames, u pikasen nga zgjedhesit ne 6 mars. Nevoja per nje opozite te vertete rrezoi imponimin e nje opozite te emeruar duke vene ne pikepyetje projektin e Rames dhe seksereve te tij per nje qeverisje pa andralla drejt mandatit te katert.

Leave a Reply

Your email address will not be published.