Lubonja “prangos” Bashën/ U dridhe nga Amerikanët, sepse të pëlqente të përfitoje në kurriz

Analisti Fatos Lubonja e kritikoi kryetarin e PD-se  Basha se ka gabuar me pezullimin e Berishes nga grupi parlamentar demokrat ne 9 shtator. Lubonja e quajti “gabim te dyfishte” vendimin e Bashes ndaj Berishes, pasi nuk respektoi statutin e partise dhe po i sherben kundshtarit politik Rama. Basha u pergjigj se nuk mund te dilte kunder vendimit te Departamentit Amerikan te Shtetit qe ndalon ish-kryeministrin Berisha per te hyre ne territorin amerikan.

LUBONJA: Kjo qe ka bere zoti Basha eshte nje gabim politik. Nuk hyj ne etiketime, gabim i dyfishte politik. Jo shpallja non grata, por perjashtimi meqenese amerikanet e shpallen non grata. eshte gabim politik qe po e tregon koha ne terma afatshkurtra, ne kuptimin qe partia eshte perç are me teper se kurre. Basha dhe Berisha po as gjesojne njeri-tjetrin me ak uza qe i ben dem kredibilitetit te partise. eshte gabim politik sepse ben lojen e kundershtaret i cili ben qejf duke u talllur me keta ne parlament dhe qeveris i qete. Ne terma afatgjata eshte gabim politik per menyren se si u be. Une nuk dua te jetoj ne nje Shqiperi qe te jete koloni. Dua te jetoj si qytetar ne vendin tim, ku kryetarin e opozites e zgjedh elektorati, shqiptaret dhe jo ambasada amerikane.

Dua qe cilido qofte ai, te votohen te provohen se sa mbeshtetje kane nga shqiptaret. Ne rast se duhet perjashtuar apo jo kjo nuk mund te merrej se keshtu tha guvernatorja Yuri Kim, por duke u konsultuar me te gjithe partine si ka marre dy vendime te rendesishme lenin e parlamentit apo hyrjen ne çader. Ato kane qene me te rendesishme se ky, por dhe ky eshte nje vendim i rendesishem. Ne qofte se duam te jemi nje parti autokratike legjitimitetin nuk ta jep elektorati, por ambasadorja eshte tradite e vjeter, enveriste quaje dhe berishiste po deshe, nuk i emancipon shqiptaret. Ata duhet te jene aktore ne ndryshimin e fateve te tyre. Basha nuk i ka futur si aktore. Ne keto dy aspekte jane gabime.

BASHA: Ka disa çeshtje te tjera ne PD, nuk jane çeshtje te mendimit ndryshe, por te identitetit te PD. Kjo jo se keshtu me pelqen mua, apo se me eshte tekur mua, sepse na konvenon nje situate e tille. Jane te misheruara ne ate qe eshte Kushtetuta e PD. Nje nga keto percaktime te PD-se nder to futet dhe antikomunizmi eshte orientimi pro perendimor pro atlantik ne krah te BE dhe SHBA-ve. Ketu nuk mund te kemi ndryshime mendimi, behet fjale per identitetin e forces politike.

LUBONJA: Te jesh proamerikan nuk do te thote te jesh promaerikan ne çdo gje qe bejne amerikanet. eshte me strategji.

BASHA: Çeshtja identitare nuk mund te jene çeshtje te nje personi.

LUBONJA: E percaktojne shqiptaret, demokratet.

BASHA: Ka nje arsye per ate qe eshte vendosur ne statut. SHBA-te per here te pare dhe here te fundit ne Europe u rreshtuan ne krah tone per te permbysur regjimin komunist. Nuk u rrezua nga vala e pare popullore. Mund te kujtojme ate qe mund te duket abstrakte per shume, futja ne NATO. Ka nje nen qe thote se nuk mund te sul mohet, sepse konsiderohet sullm ndaj SHBA-ve. Kur flasim per çeshtje te identitetit eshte nje çeshtje e vendosur para se te ndodhnin keto ngjarje. Statuti i eshte nenshtruar disa ndryshimeve, kolonat nuk kane ndryshuar.

Lubonja: identiteti amerikan eshte demokraci, qe çdo njeri eshte i pafajshem deri sa te shpallet fa jtor. Ne Ameriken e duam per ca parime. Historia e Amerikes eshte shume e komplikuar, ka mbeshtetur dhe regjime si Pinoceti, une dua nje lider shqiptar qe ve dhe strategjine dhe balancat. Qe te besh sot opozite, po nuk qe anti ambasador amerikan nuk ben dot opozite. Ke detyrim te besh opozite dhe ndaj disa qendrimeve amerikane qe per nje arsye apo disa te tjera, çojne uje ne mullirin e kundershtarit politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.