Teksa mbledhja në PD zhvillohet, shpërthen Sula: E ke lakun në fyt. Të mundi plaku 77 vjeç

Deputeti i Partise Demokratike, Dashnor Sula ka propozuar qe kryetari aktual, Basha te terhiqet nga drejtimi i partise, nderkohe qe te krijohet nje grup i posaçem qe te negocioje me Foltoren, por pa Berishen.

Sipas Dashnor Sules, “nukli i te dy paleve duhet ta drejtoje PD-ne deri ne zgjedhje dhe me pas te behen zgjedhjet ne parti”.

“Propozoj qe te terhiqet Basha dhe te krijohet nje nukel dhe te punoje me nje grup nga foltorja pa Berishen, e te punojne per PD-ne. Nukli i dy paleve te drejtoje PD-ne deri ne zgjedhje dhe pastaj te behet zgjedhjet ne parti”, ka thene Sula gjate mbledhjes se Grupit te PD me dyer te mbyllura.

Dashnor Sula eshte shprehur gjate mbledhjes me dyer te mbyllura se Berisha 77 vjeç zhvilloi 12 takime elektorale, nderkohe qe ka kerkuar nga Basha se ‘ku ishe ti?”.

Mua me vjen keq ta them, por ky eshte nje fakt tashme i dokumentuar edhe elektoralitit. Z. Basha dua te jem i sinqerte dhe i drejteperdrejte! Politika eshte perceptim dhe ne perceptimin publik ju nuk jeni fitues! Zgjedhjet e 6 marsit e treguan kete! Une i pari kam pritur qe me vendimarrjen per Berishen t’i te ndiheshe dhe te demostroje qe je nje njeri i lire dhe qe je nje politikan me vizion.

Nuk kane kaluar nje kohe e shkurter jane 6 muaj dhe çfare ke bere ti ne keto 6 muaj? Asgje! Sali Berisha nje person 77 vjeç ben 12 fushata ne secilen bashki ku kishte zgjedhje te pjesshme. Madje, madje ne ate qe ishte edhe qellimi paresor politik i “Foltores” ne Shkoder, shkon dhe ben 12 takime.

Po t’i ku ishe? Po ne ku ishim? Pse nuk takoje t’i njerez? Pse nuk zhvilloje t’i takime? Kishe shprese se qytetaret dhe demokratet nuk do te shkeputeshin nga logo? Ja qe e ke menduar dhe parshikuar gabim! Pertej dashamiresise tone, per te gjithe gabimet dhe kostot qe ndoshta pa deshiren tende i ke shkaktuar PD sot  une te kerkoj qe pertej egos personale duhet te besh nje hap pas dhe te japesh doreheqjen!

Basha lirojani lakuan qe i eshte hedhur ne fyt kesaj partie! Beni ju i pari aktin dhe na lejo te gjithe bashke te nisim nje proces perbashkimi, mesohet te kete thene Sula.

Leave a Reply

Your email address will not be published.