Rama i habit te gjith, prezanton “Paketen e rezistencës sociale”. Ja se cfare permbane ajo…

Kryeministri Edi Rama njoftoi në komunikimin online menjëherë pas protestës, se cfarë përmban e ashtuquajtura ‘Paketa e rezistencës sociale’:

3.6 mld lekë për të idneksuar pensionet, do reflektohet që në pensionin e radhës
për 434 mijë përfitues do kompensojmë rritjen e çmimeve të shportës, që sipas INSTAT është 7%. Do të japim 30 mijë lekë për 3 muaj rresht për pensionistët me më pak se gjysma e pagës, invalidetetit, persona me aftësi të kufizuara dhe familjes në skemën e ndihmës ekonomike.

434 mijë përfitues nga kjo paketë për 3 muaj do të marrin 90 mijë lekë, 30 mijë lekë çdo muaj. Këta janë ata që duhet normalisht të flasin dhe dëgjojmë ne në radhë të parë.
1.4 mld lekë mbështetje për fermerët për naftë. Atyre në bulevard që mbrojnë fermerët, mësojeni se fermerët e republikës së Shqipërisë, e kanë naftën pa taksa.

Do të mbështeten të gjithë qytetarët që përdorin transportin urban. 500 milionë lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë qytetar të mos preket na rritja e çmimit të biletës.
E pesta do e sjellim 2 muaj përpara futjen në fuqi zerimin e taksës për pagat deri në 4oo mijë lekë dhe uljen e taksa për pagat deri në 1 milionë lekë të vjetra.

-Në prill paga minimale 320 mijë lekë të vjetra
20 mld lekë të tjera, financimin e mburojës së çmimit të energjisë që të vazhdojë familjet dhe bizneset e vogla të paguajnë energjinë elektrike sikur s’ka ndodh asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *