Ish–nënkryetarja demokrate Grida Duma: Zgjedhjet reale ne parti duhet te jene pa Berishen dhe Bashen….

Më shumë mundësi, kjo fundjavë do të jetë dita kur deputetët rebelë brenda PD-së do të kërkojnë pushime pa afat për Lulzim Bashën. Një nder keta eshte edhe tashme e lergua Grida duma ku bashke me Salianin kan me kundershtuar me cdo kusht qe te ket zgjedhje te reja ne PD por tashme pa Bashen dhe Berishen.


Por, unë nuk do doja të arrinim këtu dhe unë shikoj edhe njëlloj normaliteti të kolegëve që ketë dokument e kanë qarkullon, por nga ana tjetër nuk duan ta publikojnë me forcë sepse shpresojmë që këto ditë të arrijmë në një zgjidhje që përfshin edhe Lulzim Bashën në zgjidhje. Por, nuk ka një nismëtar të vetëm ka qenë një kohezion edhe në mbledhjen e grupit dhe jashtë që tashmë e vetmja zgjidhje është tërheqja e Lulzim Bashës e parevokueshme dhe moskandidimi i i tij me se kjo do ishte një farsë.

Megjithatë Lulzim Basha nuk e ka ndjekur si spektator zemërimin e deputetëve. E ka nisur me një kafe brenda ambienteve të Kuvendit së bashku me Grida Dumën.
Pata një kafe me Lulzim Bashën në kafenë e Parlamentit, që nuk ka ndryshuar pozicionet e mia. Ai kërkon një lloj qetësimi te situatës. Ka ndodhur humbja katastrofike, vala e zhgënjimit është shumë e madhe. Unë mendoj që të kërkosh që në kohë stuhie ti thuash natyrës qetësohu pak të mbledhim veten kjo nuk ndodh ndonjëherë.

Pa Bashën dhe pa Berishën si alternative, ish–nënkryetarja demokrate vlerëson se çelësi i qetësisë demokrate mbetet tek komiteti kolegjial.
Përfaqësues nga PD, përfaqësues nga grupimi i foltores po te doni dhe nga ata qe janë senatore të partisë jashtë, ky grupim dhe ky komitet me këtë baze te gjere ne një hark kohor 4-5 mujor hap zgjedhjet reale ne parti, por për mua te dyja kandidaturat Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk duhet te jene me ne gare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.