Lajmi fundit! Grida dhe Salianji ja bëjnë CIAO CIAO Bashës. Lëvizja e tyre “thikë pas shpine”

Pasi u perballen me rezistencen e Kryedemokratit ndaj kerkeses se tyre per doreheqje, deputetet e PD ndermarrin nje tjeter hap. Ata kane nisur mbledhjen e firmave per t’i kerkuar zyrtarisht doreheqjen Bashes.

I iniciuar nga  deputeti Tomor Alizoti, ky dokument tashme po qarkullon mes deputeteve, te cilet disa dite me pare i kerkuan perballe doreheqjen kryedemokratit. Mesohet se po firmoset nga disa  prej tyre. Mbledhja e firmave do te vijoje deri te shtunen ne mesdite, ku deputetet pritet t’ja dorezojne ne mbledhjen e radhes Bashes.

Por Ervin Salianji dhe Grida Duma kane shkuar edhe me tej, duke hedhur idene e firmosjes per perjashtimin nga grupi parlamentar te kreut te PD, megjithate, perjashtimi duket ende nje deshire e izoluar mes deputeteve te zhgenjyer.

Zerat mes grupit parlamentar qe kane kerkuar doreheqjen e Bashes pas humbjes se zgjedhjeve te 6 marsit jane shtuar, ndersa te pakten 20 prej tyre jane shprehur publikisht. I pari qe i kerkoje te heqe dore nga drejtimi i selise blu ishte deputeti i Durresit Ferdinand Xhaferraj ndersa ligjvenesi demokrat i Shkodres Helidon Bushati kerkoi nje kuvend bashkimi mes demokratesh.

Perballe ketyre kritikeve, Basha ka ne krah nje pjese te vogel te deputeteve, kreret e degeve por edhe kandidatet e 6 marsit. Nje dite me pare ai pranoi humbjen, por tha se marrja e pergjegjesive do te behet pas nje procesi analize.

Leave a Reply

Your email address will not be published.