Nuk duroj dot më! Rudina Hajdari rikthehet për të kandiduar si kryetare PD. Jam e gatshme

Per nje Parti realisht Demokratike! Situata ne Partine Demokratike, edhe pse sot mund te ngjaje e de shperuar, sjell me vete nje mundesi te shkelqyer jo vetem per ate parti por per gjithe shoqerine.

Nese pjesa e shendetshme e figurave te saj, e drejtuesve ne Tirane dhe rrethe dhe e anetareve do te dine ta perdorin kri zen ne funksion te nje reformimi modern, atehere PD jo vetem do shpetoje veten por edhe gjithe shoqerine.

Si arrihet kjo? Me poshte po mundohem te shpalos nje platforme e cila ne gjykimin tim dhe te shume njerezve te cileve u dhemb PD dhe Shqiperia e me te cilet jam konsultuar keto dite.

1. Krijimi sa me pare i nje komisioni statutor, te perbere nga deputete apo ish deputete e funksionare te PD, kryetare te degeve, personazhe publike te spikatur nga media, shoqeria civile dhe bota akademike. Komisioni duhet te reflektoje ne perberje grupimet e ndryshme qe jane sot ne PD, te cilet duhet te zgjedhin perfaqesuesit e tyre ne kete strukture, per te sjelle si pasoje edhe bashkimin e tyre brenda Partise.

2. Krijimi i nje ose disa draft statuteve, ku ne themel duhet te jete ç’rrenjosja e kryetarokracise dhe instalimi i demokracise pjesmarrese apo direkte si mekanizmi kryesor i funksionimit te PD duke dobesuar deri ne rol menaxherial rolin e kryetarit dhe duke i dhene fuqi e peshe anetaresise per vendimet politike, perzgjedhjen e kandidateve dhe drejtuesve te tjere te PD.

3. Konfirmimi real i gjithe anetaresise se PD si edhe ftuarja e gjithe shoqerise per tu bere pjese e proçesit te vendimarrjes duke u anetaresuar ne PD.

4. Diskutim i hapur i modeleve te propozuara me anetaresine ne te gjithe vendin, duke reflektuar edhe propozimet e ndryshme qe mund te vijne.

5. Hedhja ne vote e draft statuteve.

6. Organizimi i zgjedhjeve per ekipin e ri drejtues te PD sipas statutit te miratuar.

Ne gjykimim tim, PD ka mundesine sot te krijoje nje model te ri drejtimi i cili ti apeloje qarte gjithe shoqerise, duke bere kontrast te forte me modelin autokratik te ndjekur nga PS dhe Rama.

Personalisht jam e gatshme te jap çdo lloj kontributi per kete pa pretenduar asnje perfitim.

Uroj qe te gjithe anetaret e PD te ngrihen ne lartesine e duhur dhe ta perdorin kete situate per mire!

Leave a Reply

Your email address will not be published.