LAJMI I FUNDIT / Protesta frikeson Ramen, kerkon takim “online” me protestuesit….

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së qytetarëve dje për çmimet, ndërsa ka kthyer metodën që përdori dikur në protestën e studentëve me rubrikën ‘Hajde flasim!”.

Ai njoftoi përmes një postimi në ‘Facebook’ se sot do të ketë një komunikim. “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”, shkruan Rama ndërsa takimi virtual do të jetë sot në orën 18:30.

Kujtojmë se dje mijëra qytetarë protestuan para Kryeministrisë, ndërsa bënë thirrje për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit. Më pas protestuesit bllokuan disa rrugë në Tiranë, ndërsa 16 prej tyre më pas u arrestuan nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *