Avokati Spartak Ngjela : Keto zgjedhje tregun se Shqipatret nuk e dua qe Berisha te ndahet nga Basha….

Avokati Spartak Ngjela tha se në këto zgjedhje nuk shkuan të votonin 50% e qytetarëve, gjë që sipas tij tregon se shqiptarët refuzuan politikën anti-amerikane të Sali Berishës.Rezultati i zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit dhe zhvillimet në Partinë Demokratike janë bërë temë diskutimi në emisionin “Pikat mbi i”.

Ndërsa analisti Artur Zheji u shpreh se numri i lartë i atyre që nuk morën pjesë në votime, tregon se shqiptarët nuk e duan përçarjen brenda Partisë Demokratike, por duan një PD të bashkuar.

Njësoj është, bashkia është qark sot. Ka pasur shumë abstenime, dhe unë e kam thënë edhe më përpara. Jam i bindur që më ka dalë fjala, se pashë votat. PD nuk mund të ecë e të votojë si parti anti-amerikane. Nëse PD kalon anti-amerikanizëm, s’ka të djathtë shqiptare. Saliu është anti-amerikan. Nëse duan të ikin me Moskën, le të ikin ata. Ne jemi në një situatë të vështirë ndërkombëtare, që po na përkrah shumë. Rezistenca e Ukrainës është në favor të shqiptarëve. Berisha është ‘non grata’ në Amerikë. Fakti që vazhdon lojën në Shqipëri, është kundër Shqipërisë. Shqipëria është aleancë e ngushtë me Amerikën. Ai duhet të ikë nga skena politike tani. Do ishte katastrofë nëse e djathta do të ishte anti-amerikane. Se çfarë do të ndodhë tani, është punë e tyre.

Nënkryetarët kanë dhënë dorëheqjen, do zgjidhen të rinj. Mua nuk më intereson lidershipi, më intereson që lideri i PD është pro-amerikan. Një pakicë e vogël në zgjedhje që ka vajtur te Saliu, është anti-amerikane, por interesi kombëtar nuk mund të pranojë anti-amerikan, se jemi në rrezik nga sllavët. Rama është me Saliun, jo se ka marrëveshje me të, por do ta ketë nga e djathta, që ta mundë sa herë do. Çështja qëndron se janë abstenimet shumë të mëdha, që po të kishin vajtur nga Basha, fitonte Basha.

Qëndrimi politik i Bashës ka qenë pro-amerikan. Optika politike dhe fluksi i tij janë nga Basha, edhe këto që dhanë dorëheqjen. Ç’duhet mua Shtëpia e Lirisë, ajo është shtëpia e korrupsionit. Neve na rezulton që ka një abstenancë 50%, që ndihmojnë që e djathta nuk ka një lidership anti-amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.