Edona Bilali ja kalon Spiropalit: Edi Rama është ZEUSI. U vetëshpall si i tillë, prandaj ka lënë dhe mjekrën

Ministrja e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes, Edona Bilali ka “zbuluar” menyren sesi kryeministri Rama e mori ne kabinetin e qeverisjes. Disa kohe me pare, para se te behej ministre, e Rama t’i lutej qe te garonte per te ne Shkoder, Bilali kishte nje mendim te padegjuar me pare per Ramen. Nje qe edhe vete Elisa Spiropali do ta kishte zili qe nuk i kish’ shkuar vete mendja me pare. Bilali e krahason kryeministrin Rama me Zeusin, perendine greke qe konsiderohej si derguesi i bubullimave dhe vetetimave, shiut dhe ererave.

Ose i njohur ndryshe si babai i perendive dhe i njerezve. Ashtu si Rama qe eshte babai i veteshpallur i kombit.

“Zoti Rama vertete nuk eshte Zeusi, por une do ta perifrazoja. Nuk eshte AKOMA Zeusi por eshte ne rrugen e duhur se perveç pjeses se ka ne staf dhe qeveri. eshte dhe opozita me qendrimet e ditemasditshme, po jep kontributin qe te jete nje Zeus qe do ktheje formen qe qeveris Shqiperia. Ne nje kshu monarki te mundshme,”-tha ajo.

E deshifroni dot? Fillimisht e krahason Ramen me nje personazh fiksional, nje mbizot, nje te pav.dekshem. E me pas thote si ai Rama do ta ktheje Shqiperine ne monarki. Ku eshte lidhja me tyre? Nuk e krahason te pakten as me mbretin Zogu I, por me Zeusin.

Duke shkuar keshtu nje hap me larg ministres tjeter, Elisa Spiropali. Kjo e fundit pa tek Rama, “babane” e kombit tone, nje Skenderbe te dyte. Edhe pse Rama ngjashmeri me te mund te kete vetem nga mjekra. Megjithate e kemi kot te flasim se ndoshta nuk e njohim mire.

Per ju qe lexoni kete artikull, mendoni krahasimin e radhes per Ramen, sa me i bukur, aq post me te larte iu jep. Skenderbeu dhe Zeusi jane zene, gjeni te tjera me origjinale. Shpalosi zotat ilire se mbase gjeni ndonje interesant, tek e fundit shperblimi ia vlen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *