Deputetja e Bashës i kërkon ndjesë Sali Berishës dhe demokratëve/ Sali Berisha është lideri që ka udhëhequr, inspiruar demok….

“Sali Berisha është lideri që ka udhëhequr, inspiruar demokratët gjithë këto vite dhe do doja t’i kërkoja që të njejtën gjë që thashë, pra le të bëjmë secili lëshimet tona dhe të vazhdojmë për të ngritur Partinë Demokratike aty ku i takon, asgjë më shumë për momentin.” Keshtu ka nisur diskutimi i gjate qe deputet tashme te larguar na Basha kanisur te bejne.

Për të diskuar mbi çështjen më të nxehtë politike për momentin, krizën e vërtetë që po ndodh në Partinë Demokratike ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV ‘Kafe shqeto’ deputetja e kësaj partie e qarkut të Fierit, Ilda Dhori.

Në fakt ju keni bërë një reagim ditën e djeshme në rrjetin social, Facebook në fund të cilit jeni shprehur: të ndarë, nuk kemi alternativ për shqiptarët. Ndërkohë që deri para pak kohe ose para dy ditësh keni qënë të ndarë pra ka qenë një realitet. Kjo humbje e Partisë Demokratike si ka mundësi që ju ka bërë dhe njëherë të gjithë bashkë por këtë herë përtej Lulzim Bashës. Pra çfarë ishte 6 marsi për gjithë deputetët e Partisë Demokratike që po përjetojnë këtë humbje dhe që e shohin të ardhmen të bashkuar dhe jo të ndarë si para dy ditësh?

Absolutisht 6 marsi ishte ndoshta, le të themi dëshmia e fundit e faktit që sa e rëndësishme është  përtej të gjithave, t’i dhurojmë vendit një opozitë reale, demokratëve shtëpinë e tyre të sakrificës të gjithë këtyre viteve dhe vendit patjetër opozitën që i duhet. Ne vazhdojmë të jemi le të  themi të ndarë megjithëse tani një pjesë e vogël vazhdon në delirin e mbështetjes së kryetarit Basha, pasi 6 marsi nxori zbuluar si drita e diellit, se jo vetëm që ne kemi humbur shpresën e shqiptarve por gradualisht ne po humbin shpresën e demokratëve.

Me 6 mars kur të dy copëzat e PD-së siç i kam quajtur, nuk arritën dot të bëjnë shumicën dhe të jenë fitues ndaj një regjimi të konsumuar maksimalisht, për mua është dështimi më i madh që ne mund t’i kemi dhënë shqiptarve në këto muaj. Mendoj që është momenti të dalim përtej egos personale secili prej nesh pavarësisht qëndrimeve dhe pozicionimeve të këtyre muajve të fundit, le t’i lemë pas këto dhe përtej të gjithave të bashkojmë njerëzit, demokratët dhe këtu flas për njerëzit e thjeshtë për ata që kanë luftuar në protesta, për ata që kanë qënë gjithmonë përkrah çdo thirrje opozitare në këto vite. Këtë e them nisur edhe nga vetja ime por patjetër kam kërkuar dhe dorëheqjen e kryetarit Basha, aktualisht i cili për mua është përgjegjësi kryesor.

E shpreha dhe pak më parë që ndjehem fajtore në qëndrimet e mia. Së paku duke filluar me kulmimin e këtyre më 8 janar dhe deri në këto momente, ndaj demokratëve dhe njerëzve që na kanë mbështetur. Por gjithësesi ndoshta donim një provë të fundit për të parë se si janë demokratët dhe si ndihen demokratët. A ka më ndonjë fije shprese dhe besimi ndër ta tek z. Basha, apo ne pastaj po gënjemë veten? Dhe mendoj se 6 marsi të rendisësh Partinë Demokratike alternativën më të madhe opozitare, alternativën që ka qeverisur vendin dhe që do të qeveris vendin nesër, në vendin e tretë në zgjedhje lokale është njesoj si ta kesh vrarë dhe të jesh në prag asgjësimi të Partisë Demokratike, shpresës shqiptare dhe alternativës së çdo shqiptari.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *