Ish Presidenti Bamir Topi i vërsulet Bashës: U bëre film. Ushqen alibi nga më të ndyrat

Ish-Presidenti Bamir Topi i eshte shtuar listes se ish-zyrtareve demokrate qe kerkojne largimin e Bashes si kryetar i PD-se.

Ai tha ne “Frontline” se Basha duhet te kishte mbledhur strukturat dhe te ishte dorehequr, pasi me kete qe po ben, ka treguar se ka marre pe ng opoziten.

“Te mbash pe ng dhe te ushqesh alibi nga me te ndy’rat qe ekzistojne per te qendruar atje, do te thote qe brenda nje pushteti te vogel qe te ka ngelur, ti ke tiparet e nje pushteti monist.

Nderkohe qe refleksioni i pare i nje njeriu normal do te ishte te mblidhte strukturat dhe te thoshte “ky eshte knockout i fundit”.

Ka qene nje film atehere, “Marrezia e madheshtise”. Por ne rast se ai ishte film, ne po e jetojme ne jeten reale, ku ai qe mban pergjegjesine e opozites, ai ka marre mision qe ne marrezine e tij ta çoje kete histori ne gremine.

Po flas per fatet e nje vendi, qe ka shkuar ne tiparet e nje shoqerie hibride, ku askush nuk ka shprese per asgje”, tha Topi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.