Piter Pani nuk ja doli as në këto zgjedhje/ Vangjeli: Basha e din se më keq se sot, nuk mund të bëhet

Njeriu i fundit ne Partine Demokratike qe nuk e ka kuptuar ende se kryetari legal i saj ka dhene doreheqjen e parevokueshme, eshte vete Lulzim Basha. Por edhe kjo eshte çeshtje kohe deri sa te ndodhe realisht.

Agonia e zgjatur, qe heret a vone do te perfundoje po ne kete forme, nuk i ben mire as atyre qe presin dorezimin e çelesit te deres, as atyre qe po rrine mbas dere me shprese se do te marrin çelesin per vete dhe as vete njeriut qe e kaperceu ate prag dere ne vitin e larget 2013, si nje premtim per politike ndryshe dhe qe u soll ne menyre tmerresisht identike me pjesen me te keqe te politikes shqiptare ne vite. Asaj pjese thelbesore te saj qe e sheh pushtetin jo si mjet te nevojshem per te realizuar qellime te mira, por si qellim te vetem drejt te cilit mund te shkohet edhe me mjete te liga.

Eshte vetem çeshtje kohe deri sa Lulzim Basha te paketoje pjesen e fundit te dinjitetit vetjak qe i ka mbetur mbas serialit te pandalur te humbjeve dhe te largohet per te hapur garen ne PD. Ndryshe, njeriu qe pretendon se aktin e pare politik e ka bere me pantallona te shkurtera, ne 20 shkurt 1991, me rrezimin e monumentit te Enver Hoxhes, do te mbetet perjetesisht burri me pantallona te shkurtera i politikes shqiptare, burri qe i eshte bere barre PD-se dhe qe do te kete fat statuje ne oborrin e SHQUP-it.

Do te kujtohet si Piter Pani qe nuk arriti te spikase as ne mes asaj valange qesharake me politikane Fast Food-i, me identitet te rreme dhe rendesi imagjinare qe i japin vetes. Nga ai tip personazhi qe ndryshon njeri nga tjetri vetem nga kravata dhe spikat mbi tjetrin vetem nga fustani.

Pavaresisht te gjithave, mbas zgjedhjeve te pjesshme te 6 marsit, lajmi i mire me se fundmi ka mberritur edhe ne PD edhe per pesimistet me te deshperuar te kesaj partie. Edhe ne endrrat e Edi Rames, PD-ja nuk mund te behet neser me keq sesa eshte sot!

Leave a Reply

Your email address will not be published.