Agron Shehaj, deklaroi  se ishte Lulzim Basha ai qe e kishte larguar ate nga Kryesia e PD-se dhe se…..

Shehaj theksoi se PD-ja e Bashës ka ecur me parimin që janë ajka e shoqërisë, duke mos e dëgjuar elektoratin. Sakaq, Agron Shehaj deklaroi se Basha i ka thënë atij që lideri bën me kokën e vet, dhe jo duke dëgjuar elektoratin dhe anëtarësinë.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, deklaroi  se Lulzim Basha ka përgjegjësinë më të madhe për humbjen në zgjedhje.

“Lideri thoshte Basha, nuk e dëgjon anëtarësinë, bën me kokën e vet. Ma ka thënë mua, Agron, liderat nuk funksionojnë kështu siç mendon ti, që të dëgjosh elektoratin e t’i pyesësh. Nëse kjo është mënyra e të vepruarit, me kokën e vet pa dëgjuar elektoratin, është i destinuar çdokush të dështojë.”-tha Shehaj.

Ndër të tjera Shehaj theksoi se nëse të gjitha sondazhet tregojnë se Basha nuk ka mbështetje, ai duhet t’i thërrasë mendjes dhe s’duhet të presë zgjedhjet. “Një politikan duhet të dijë të lexojë elektoratin. Ata që e mbështesin nuk e kuptoj çfarë rezultati prisnin. S’ka njeri që nuk e di se çfare rezultati mund të sjellë Basha.”-tha Shehaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.