Shehu : Basha është humbësi, ai është ish -kryetar prej 18 dhjetorit, që duhet të lirojë zyrën….

Tritan Shehu foli per Lajmet Speciale mbi situaten e PD-se tashme te shkaterruar plotesisht, mbrëmë dëgjoja mendime, projektime për atë që PD duhet të bëjë për t’u bashkuar, edhe nga ajo mbledhja brenda atij “bunkeri”. Pozitive që dhe aty po flitet per bashkim; të gjithë janë të mirëpritur. Por, së pari u kujtoj kolegëve të atyshëm se PD-ja nuk është ndonjë zyrë e vulë e uzurpuar.

PD-ja janë idealet, njerëzit kudo që besojnë e luftojnë për ato. Janë ata mijëra që jashtë atij “bunkeri”, me punën e vendosmërinë e tyre i shpëtuan më 6 mars, nderin PD-së, aq shumë i rrezikuar ky nga sekti i Bravës. Janë pikërisht këta që ju sollën dhe ju në sallën e Kuvendit. Dëgjojini ata! Së dyti, të habisin disa që “bashkimin” e kërkojnë nëpërmjet përjashtimeve. “Duhet të largohet Basha dhe Berisha”-një logjikë staliniste kjo.

Basha është humbësi i 6 marsit, recidivues, ai është ish -kryetar prej 18 dhjetorit, që duhet të lirojë zyrën. Ndërsa Berisha është fitimtari edhe i 6 marsit pa qenë kryetar, pa pasur as zyrë. Ai nuk është gogoli, që Basha kërkon ta paraqesë për të mbajtur vulën, është lideri historik!

Megjithatë, askush nuk duhet të largohet nga PD-ja, as kryetari i shkarkuar, i cili vetëm duhet t’u kthejë demokratëve atë çfarë u mban padrejtësisht. Berisha jo se jo dhe as që mund ta largojnë. “Bravat” e tentuan një herë…. Secili mund e duhet të qëndrojë në PD, pavarësisht është apo nuk është kryetar. Dhe më tej kush të dëshirojë, nga PD reale apo nga brenda atij “bunkeri”, pa kufizime, do të mund të kandidojë për të qënë “kryetar”.

Do të jetë vota e demokrateve të bashkuar ajo që do të vendosë kryetarin. Demokracia nuk përjashton e as mund t’i kufizojë të drejtat, anëtarit të PD-së. Kjo është formula e bashkimit, e demokratizimit, zgjerimit, si prelud i fitores mbi regjimin, tjetra është psikologjia leniniste e “bravës”. Çlirohuni prej saj, bëhuni demokratë! Sepse me atë, ai lloj “bashkimi” do të mbetej vetëm demagogji ose utopi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.