Është zbardhur sot vendimi i Apelit të GJKKO për ish-Ministrin e Brendshëm,  Saimir Tahiri.

Kujtojmë se Tahiri është dënuar me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite burg. Në vendimin prej 280 faqesh Gjykata sqaron se pse u vendos që Tahiri të dënohet me burg.

Sipas Gjykatës përgjimet e personave që flasin për Saimir Tahiri, janë prova pasi bashkëbisedimet e tyre janë të sinqerta pasi nuk kane dijeni që ata janë duke u përgjuar. Po në të njëjtin vendim thuhet se nuk është e vërtetë që grupi Habilaj ka nisur aktivitetin kur Saimir Tahiri u bë ministër, por ky fakt u krijoi atyre lehtësira.

Vendimi :RRETHANAT PROCEDURALE

Më datë 08.07.2016, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 134, për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal. Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e të dhënave të grumbulluara nga policia gjyqësore në seksionin e kësaj prokurorie, në bashkëpunim me organet ligjzbatuese në vend, ku rezultonin të dhëna mbi aktivitetin krim_inal të disa shtetasve shqiptarë, si Renaldo (Rinaldo) Avdulaj, Gjergji Kohila, Sokol Bode (të tre punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë), Artan Habilaj, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, etj., të cilët vepronin si grup i strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Ky aktivitet ushtrohej në territorin e Qarkut Vlorë. Në këtë moment nuk është regjistruar emri i ndonjë personi në regjistrin e njoftimit të veprave penale.
Më datë 29.04.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 164, për veprën penale të “Trafikimit të narko_tikëve”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/a, paragrafi i dytë, i Kodit Penal, mbi bazën e një informacioni referues të shërbimeve të policisë gjyqësore të Seksionit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, sipas të cilit shtetasit Nazer Seiti, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Matan Matani, etj., ushtronin aktivitet kri_inal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Sipas urdhrit të regjistrimit të procedimit penal, ka pasur të dhëna se këta shtetas kishin në pronësi një mjet lundrues gomone të paregjistruar, që e mbanin në vendin e quajtur “Hoxharë” në Fier, me të cilën realizonin trafikimin e lëndës narkotike drejt Siçilisë, Itali. Gjithashtu, ka pasur të dhëna se në Shkurt të vitit 2017 shtetasit Moisi Habilaj i ishte sekuestruar në Itali një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e cila ishte eksportuar nga Shqipëria. Shtetasit e mësipërm dyshohej se në bashkëpunim me persona të tjerë, të paidentifikuar, po përgatisnin për të trafikuar së shpejti një sasi lënde nark_otike nga Shqipëria drejt Italisë.

Më datë 17.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 313, në ngarkim të shtetasit Saimir Tahiri, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kri_minal, “Grupit të strukturuar kr_iminal” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a, paragrafi i dytë, 333/a dhe 260 të Kodit Penal. Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e të dhënave të bëra publike në lidhje me faktin e arrestimit nga autoritetet policore italiane të shtetasve Moisi Habilaj, Florian Habilaj, etj., në lidhje me sekuestrimin në Itali të sasisë prej rreth 3.5 (tre pikë pesë) ton lëndë narkotike të llojit “cannabis sativa”, të cilët vepronin si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e trafikimit të narkotikëve, nisur nga fakti që rezultonin të dhëna për përfshirjen në këtë veprimtari kriminale të zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit dhe të ish Ministrit të Brendshëm, z. Saimir Tahiri.
Duke qenë se ishin të njëjtët subjekte nën hetim në kuadër të procedimeve penale nr. 134, të vitit 2016, dhe 164, të vitit 2017, më datë 25.09.2017 është vendosur bashkimi i këtyre procedimeve penale në një procedim të vetëm, në atë me nr. 134, të vitit 2016, për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar krim_inal, “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krim_inale dhe grupi i strukturuar krim_inal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 284, paragrafi i parë, 28 pika 4, 283/a, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë, dhe 334 të Kodit Penal.
Më datë 18.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur bashkimin e procedimit penal nr. 134, të vitit 2016, dhe 313, të vitit 2017, në një procedim të vetëm, në atë me nr. 134, të vitit 2016.

Më datë 06.11.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka pranuar aktet e procedimit penal nr. 1901, datë 02.11.2017, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, të regjistruar prej kësaj të fundit për veprën penale të “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”, “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuara nga nenet 291, 242 dhe 180, paragrafi i tretë, të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Orest Sota. Regjistrim i këtij procedim lidhet me sekuestrimin e një sasie prej 863,100 € (tetëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e njëqind euro) në automjetin e drejtuar nga shtetasi Orest Sota, mjet në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy dëshmi aftësie për drejtim mjeti lundrues, një pasaportë detari në emër të të pandehurit Saimir Tahiti si dhe një pasaportë detari në emër të bashkëshortes së të pandehurit. Me pranimin e akteve, procedimi penal në ngarkim të shtetasit Orest Sota është bashkuar me procedimin penal nr. 134 të vitit 2016.
Më datë 15.11.2017, në kuadër të procedimit penal nr. 134, të vitit 2016, është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimit të veprave penale si person nën hetim shtetasi Sokol Bode, i dyshuar për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Grupit të strukturuar krim_inal”, të parashikuara nga nenet 283/a dhe 333/a të Kodit Penal. Ky shtetas rezulton të ketë qenë me detyrë Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi në kohën që është ngarkuar lënda narkotike “cann_abis sati_va” në peshkarexhën “Fatima”, më datë 06.05.2015, sekuestruar në Riposto, Itali, më datë 08.05.2015.
Në kuadër të po këtij procedimi, më datë 20.11.2017 janë regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimit të veprave penale si persona nën hetim shtetasit Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila, përkatësisht me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, të dyshuar për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284, 283/a dhe 333/a të Kodit Penal.
Nga procedimi penal nr. 134, i vitit 2016, gjatë ecurisë së tij, janë ndarë procedime me disa të hetuar dhe konkretisht:

Më datë 17.07.2017 është ndarë procedimi penal 134, i vitit 2016, në tre procedime: procedimi nr. 134/1, në ngarkim të personave nën hetim Albert Aliaj, Musa Bedinaj, etj., për veprën penale të “Kultivimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284, paragrafi i dytë, i Kodit Penal, në procedimin nr. 134/2, në ngarkim të personit nën hetim Haki Hasanbega, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, dhe në procedimin penal nr. 134, të vitit 2016, në ngarkim të të pandehurve Taulant Haxhiraj, Renaldo (Rinaldo) Avduli, Xhovalin Baçja, Shkëlqim Koçiaj, Reshat Radhima, etj., për hetime të mëtejshme;
Më datë 22.09.2017 është ndarë procedimi nr. 134/3, në ngarkim të të pandehurve Rinaldo Avdulaj (me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë), Shkëlqim Koçia], Xhovalin Baço, Marius Bajrami, Reshat Radhima, Taulant Haxhiraj, Klajdis Imeri dhe Anis Pajo si dhe kanë vijuar hetimet për të hetuarit e tjerë në kuadër të procedimit penal nr. 134/2016. Për të pandehurit Rinaldo Avdulaj, Shkëlqim Koçiaj, Xhovalin Baçja, Marius Bajrami, Reshat Radhima, Taulant Haxhiraj, Klajdis Imeri dhe Anis Pajo prokuroria, në vendimin e ndarjes, është shprehur se hetimet ndaj tyre kishin përfunduar dhe do të dërgoheshin për gjykim;
Me vendimin nr. 62, datë 23.04.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, janë deklaruar fajtorë të pandehurit Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Koçiaj, Xhovalin Baçja dhe Marius Bajrami për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar krimi_nal, “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kr_iminal, “Grupit të strukturuar kri_minal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 paragrafi i parë, 28 pika 4, 334, paragrafi i parë, dhe 333/a të Kodit Penal;
Më datë 28.12.2018 nga procedimi penal nr. 134, i vitit 2016, është ndarë procedimi penal nr. 134/4, në ngarkim të të pandehurve Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Armand Koçerri. Nezar Seiti, Sabaudin Çelaj, Maridian Sula], Armando Sulaj, Tigrens Mezuraj dhe Fatmir Minaj, duke u dërguar çështja në ngarkim të tyre për gjykim dhe duke vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 134, të vitit 2016, për të hetuarit e tjerë.
Më datë 17.01.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka përpiluar kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale ndaj këtyre të pandehurve, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal. Aktualisht çështja penale ndaj tyre është në gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë (ata do të referohen në këtë vendim si të “pandehur në procedim të lidhur”).


Më datë 25.02.2019, është ndarë procedimi penal nr. 134/5 në ngarkim të të pandehurve Saimir Tahiri, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal, dhe në procedimin penal nr. 134, të vitit 2016, në ngarkim të personit nën hetim Orest Sota dhe subjekteve të tjerë, për të cilët është vlerësuar se hetimet duhet të vijojnë.
Me vendimin nr. 42, datë 26.03.2019, gjyqtari i seancës paraprake ka pranuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Saimir Tahiri, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Me vendim të ndërmjetëm të marrë në seancën gjyqësore të datës 17.07.2019 Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë vendosi pezullimin e gjykimit për të pandehurit Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, ndarjen e çështjes në ngarkim të tyre nga çështja penale në ngarkim të të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela dhe vijimin e gjykimit për këta të fundit me akuzat e sipërcituara.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë disponoi në këtë mënyrë për shkak se të pandehurit Sokol Bode dhe Gjergji Kohila ishin sjellë për gjykim si “të mosgjetur”, sipas nenit 141 të Kodit të Procedurës Penale. Masat e sigurimit “Arrest në burg”, të caktuara ndaj tyre gjatë hetimit paraprak (vendimet nr. 423, datë 18.11.2017, dhe nr. 427, datë 25.11.2017, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë) nuk ishin arritur të zbatoheshin dhe prokuroria kishte vendosur mosgjetjen e tyre. Në vijim, në këtë vendim, të bashkëpandehurit për të cilët është veçuar çështja, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, do të referohen si të “pandehur në procedim të lidhur”.
Edhe i pandehuri Jaeld Çela ishte sjellë për gjykim nga prokuroria si “i mosgjetur”, në të njëjtat kushte si të pandehurit në procedim të lidhur Sokol Bode dhe Gjergji Kohila (vendimi nr. 427, datë 25.11.2017, i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe vendimi datë 22.02.2019, i prokurorit, për mosgjetjen e tij).


Në datën 16.05.2020 i pandehuri Jaeld Çela është vetëdorëzuar pranë shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, duke u mbajtur për këtë qëllim edhe procesverbali përkatës. Në këto rrethana, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (kompetencat e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë lidhur me veprat penale të kryera nga grupi i strukturuar kriminal i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me ligjin nr. 76/2016, datë 22.07.2016, në Kodin e Procedurës Penale, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.03.2017, si dhe pas fillimit të funksionimit të kësaj prokurorie), në përputhje me nenin 248/1 të Kodit të Procedurës Penale, ka paraqitur përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për marrjen në pyetje të të pandehurit Jaeld Çela, si person ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg”.
Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 18 akti, datë 19.05.2020, ka vendosur vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 427.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *